• |
ide | kryesore

Ibrahimovic më në fund në fushë: suedezi kthehet kundër Sassuolos

-Instant, Sport



“Pushimi” përfundoi: më në fund Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet në fushë me Milanin e tij. Suedezi mezi priste të kthehej në fushë, por stafi kuqezi vendosi ta mbajë jashtë edhe për pak kohë për të mos e rrezikuar. Përkujdesja përfundoi dhe të dielën Ibra do të jetë në dispozicion të Piolit në prag të sfidës në transfertë me Sassuolon e rrezikshme.

Një ndalesë më e gjatë se parashikohej për sulmuesin 39 vjecar, që u dëmtua në ndeshjen e fituar në San Paolo kundër Napolit. Ishte folur për një mungesë për maksimumi dy javësh e, ndërkohë, dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së majtë ka kërkuar më shumë kujdes se mendohej për tu shëruar.

Rikuperimi i Ibrahimovic ka qenë pa nxitim e pa rrezikuar më kot, sepse Milan ka treguar se di të fitojë edhe pa liderin e tij. Një muaj nga dëmtimi, tashmë është momenti që Zlatan të japë kontributin e tij në ndjekje të ëndërrës së quajtur titull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *