• |
ide | kryesore

Infektohet me Covid-19 tezja e Bebe Rexha-s

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me fansat lajmin se tezja saj është infektuar me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social,Twitter,Bebe ka rrëfyer se gjendja në spitalet e Amerikës është më keq nga ajo cfarë raportohet në media.“Tezja ime është në spital për momentin. Ajo ka Covid. Pothuajse vdiq mbrëmë. E vetmja gjë që ajo i tha mamasë time ishte që spitali është aq i mbingarkuar sa është e vështirë të marrësh një infermiere. Infermierja i tha asaj ‘mos më thërrit derisa nuk je duke vdekur”, ka shkruar Bebe.Më pas në një postim tjetër Rexha është shprehur se ka mbetur e habitur pasi një doktoreshë ka zbuluar se në spitale nuk ka mjete dhe kapacitet mjaftueshëm për të përballuar gjithë të sëmurët me Covid-19.“Sipas Dr. Christina Ghaly, drejtoreshë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Qarkut L.A, kishte vetëm 370 shtretër spitalorë për qarkun prej 10 milionësh. Disponueshmëria e ICU (njësi e kujdesit intensiv) ishte edhe më e keqe, me vetëm 56 të tilla të mbetura”, tregoi këngëtarja.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *