• |
ide | kryesore

Kryesenatori i Republikanëve njeh fitoren e Biden: Kolegji Elektoral foli, e përgëzoj Presidentin e zgjedhur

Arkiva, Planet



Lideri i mazhorancës në Senat, republikani Mitch McConnell ka njohur për herë të parë pas zgjedhjeve fitoren e Biden.

McConnell nuk ka nguruar të urojë Biden si President të zgjedhur pasi Kolegji Elektoral e certifikoi si fitues.

“Kolegji elektoral ka folur.Sot unë dua të përgëzoj Presidentin e zgjedhur Joe Biden.”- tha McConnell.

Kryesenatori është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Republikane, prej të cilës doli Trump si President dhe duket se miqtë, kolegët e partnerët e këtij të fundit po e pranojnë më në fund se Biden në janar do të jetë përfundimisht Presidenti i ri i SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *