• |
ide | kryesore

Miratimi i vaksinës antiCovid në Europë, vendimi do të jepet më 23 dhjetor

-Instant, Lajme, Planet



Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn konfirmoi se Agjencia Europiane e Medikamenteve do të aprovojë vaksinën kundër Covid të Pfizer/BioNTech më 23 Dhjetor. Vlerësimin dhe aprovimi i kësaj vaksine është bërë për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve në Gjermani dhe në vendet e tjera të Europës. Gjermania po i ashpërson masat kufizuese teksa mundohet të mbajë nën kontroll përhapjen e infektimeve.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Ambasada gjermane në Shqipëri njoftoi se do të duhet të futen në karantinë të detyruar 10-ditore të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *