• |
ide | kryesore

PD: Shqipëria vuan nga kriza e rëndë ekonomike, ndërsa kryeministri bën pazar në dyqane luksoze

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike vijon të reagojë ndaj fotos së kryeministrit Rama, i cili shfaqet duke bërë pazar në një dyqan në Nju Jork. Nënkryetari i PD, Edi Paloka shprehet se ndërsa shqiptarët janë të braktisur dhe në varfëri, Rama shpenzon paratë e shqiptarë për udhëtime kënaqësie.

“Ndërsa Shqipëria vuan nga kriza e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, ndërsa policia përdori dhunë ndaj të rinjve në rrugë, Edi Rama vazhdonte udhëtimin e tij luksoz javën e kaluar për të bërë pazar në dyqanet luksoze të Neë York-ut. Shqipëria është vendi që jep ndihme të ulet ekonomike në rajon, që ka braktisur qytetarët gjatë pandemisë. Ndërkohë që Rama i shpenzon paratë tona në një udhëtim kënaqësie. Turp!”, shkruan Paloka në Facebook.

Rama u përgjigj dje duke thënë se ka qenë në një kancelari dhe jo në dyqan markash të shtrenjta.

“Meqë më keni parë duke bërë pazar, në Amerikë shkuam në Nju Jork tre ditë para takimit se rregulli i shtetit të Nju Jorkut është karantinimi tre ditë para se sa të dalësh e të bësh ca ke për të bërë atje.

Me mirëkuptimin e tyre s’kemi qenë komplet të burgosur në hotel, por smë keni parë mua as te Gucci as te Cuci, më kanë bërë një foto në një dyqan bojrash, kancelarie, po ta shikoni është kancelari, e sa për dijeni edhe sikur të isha në një dyqan tjetër, s’do ishte ndonjë krim, por që ta dish me këtë rast, unë kur shkoj jashtë nëse ndonjëherë blej, marr bojëra”, tha Rama.



5 Comments

  1. TE SULMOJNE KOT O PALLOSH . TI SHPIAT PO I NDERTON , RRUGET PO QE PO , PER TE VJEDH PO VJEDH SI GAMORI NE DUHON ,,,, ÇA DO ME SHUME KY POPULL DELE ?

  2. Ore po ai qe beri fotot. Nuk e kapte dot emrin e dyqanit? Qe te na ndricone. Se ishte ne dyqan lluksi, apo dyqan te thjesht.
    Nuk guxon rrobi te futet ne dyqan te blej brek. Se behet politike.
    Me politik idiote nuk vihet ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *