• |
ide | kryesore

Policia nis kontrollet ndaj të rinjve në rrugët e Tiranës (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka nisur kontrollet ndaj të rinjve kudo nëpër Tiranë, kjo pas konfliktit të vazhdueshëm shoqëruar me dhunë mes të dy palëve gjatë protestave për 25-vjeçarin e vrarë, Klodian Rasha.

Ndonëse protestuesit janë pakësuar në numër dita ditës, policia vijon të qëndrojë vigjilente duke e shtuar gjithnjë e më shumë kontrollin ndaj tyre.

Gjatë këtyre ditëve është vërejtur një numër i lartë arrestimesh të grupmoshave të reja, të cilët kanë qenë edhe më të angazhuar në protestën ku kërkohet drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës.



1 Comment

  1. Nietzsche citon nje kinez te vjeter, i cili shprehej se “kur një perandorie i vjen fundi, ajo ka shumë ligje”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *