• |
ide | kryesore

Raporti i Eurostat/ Basha: Boll më! Është koha për ndryshim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha reagon pas të dhënave të publikuara nga Eurostat ku rezultonte se PPB-ja për frymë e Shqipërisë në vitin 2019 ishte sa 31% e mesatares së BE-së, duke e renditur kështu vendin tonë me potencialin ekonomik më të dobët në Europë.

Basha shkroi në Facebook se është koha për ndryshim dhe, sipas tij, shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta.

“‪Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën.Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”, shkruan Basha.

Lexo më tej: Eurostat: PBB për frymë e Shqipërisë sa 31% e mesatares së BE-së më 2019, më të varfrit e Europës 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *