• |
ide | kryesore

Spiropali modifikon krahasimin për Ramën: Nga Skënderbeu, kalon tek një Rock-Star

-Instant, Pikante



Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtuese Politike e PS për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin ‘Ndryshe’ i është kërkuar të japë një përshkrim ndryshe të liderëve politikë në vend.

Ndërsa i përgjigjej pyetjeve dhe batutave të Salsanos dhe Palomës, Spiropalit i është kërkuar të gjejë një krahasim për Edi Ramën, Lulzim Bashën, Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, nëse këta do të ishin këngëtarë. Spiropali nuk e ka pasur fare të vështirë të gjejë krahasimet, sigurisht duke i bërë një modifikim të vogël paralelizmit legjendar të Edi Ramës me Skëndërbeun. Sipas saj:

Berisha do të ishte AC/DC sepse kanë të njëjtin ritëm gjithë kohës… Monika Kryemadhi besoj se do të ishte si ato këngëtaret e korit të kishës që kanë atë qesen që marrin lëmoshat e kishës…

Edi Rama është një “Rock Star”, ndërsa Ilir Meta një “Baftjar” -kështu i përfundoi Spiropali krahasimet e saj. Duhet thënë që me këtë krahasim, pra thjesht një Rock-Star, adhurimi për Ramën rezulton të ketë pësuar një rënie në perceptimin e Spiropalit, ndoshta për shkak se dihet tashmë që pushteti të konsumon dhe karizma e Ramës nuk është e njëjta si vite më parë.

https://www.dailymotion.com/video/x5i6aa5



4 Comments

  1. O plerat e sali non grades ti rruni piçken Elises ju se Elisa ju qin te gjitheve juve o mostra te ndyre te sali non grades

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *