• |
ide | kryesore

Sulmon dhe plagos shqiptarin, arrestohet djali i biznesmenit të fuqishëm grek

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia greke ka mundur të arrestojë një shtetas grek, i cili goditi dhe plagosi një shtetas shqiptar paditen e së martës në lagjien Peristeri të Athinës. Sipas policisë greke, 32-vjeçari punonte në një dyqan shitje automjetesh, në kohën që pati një përballje verbale me djalin e biznesmenit grek, i cili fillimisht e fyen për origjinën e tij dhe në vazhdim e goditi me sende të forta dhe e plagosi në këmbë me një pistoletë të cilën e mbante pa leje.

32 vjeçari shqiptar mundi të shkojë vetë deri në një klinikë që ndodhet aty pranë, lëvizje që i shpëtoi atij jetën, pasi mjekët e klinikës arritën t’i ndalnin hemoragjinë. Në vazhdim 32 vjeçari, emri të cilit për momentin nuk bëhet publik, u dërgua në spitalin Thriasio, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *