• |
ide | kryesore

Video/ Milan e Juve ngecin, penalltia e shtyn Inter drejt kreut: pesë barazime në shtatë ndeshje në Serie A

-Instant, F1, Sport, Video



Mund të quhet e mërkurë barazimesh ajo në Serie A me pesë nga shtatë ndeshje të ndara në paqe: ndalet Milani kryesues pa Ibrahimovic, humb ritmin Juventus me Ronaldon që shpërdoron penallti, gjë që nuk e bëri Lukaku dhe e coi Inter një pikë larg kreut me suksesin 1-0 kundër Napolit të Hysajt, që e pa ndeshjen nga pankina.

Në javën e 12 të Serie A, Milan barazoi 2-2 kundër Genoas e sheh ti reduktohet në vetëm një pikë avantazhi në klasifikim ndaj Inter. Në Marassi, pas një pjese të parë me pak emocione, ndeshja u ndez në të dytën. Destro zhbllokoi në të 47′ duke thyer rezistencën e Donnarummas. Avantazh që zgjati vetëm 5′, deri në diagonalen fituese të Calabrias, por që vetëm iluzionoi Milan. Është sërisht Destro me një goditje me kokë kaloi sërisht Grifonet në avantazh (60′), por devijimi i Kalulu i evitoi Piolit humbjen e parë në kampionat.




Fluturon Inter, ndërsa frenon Napoli. Skuadra e Conte mposhti të besuarit e Gattuso 1-0, duke marrë fitoren e 5 radhazi e duke eparë veten tashmë -1 nga vendi i parë në klasifikim. Në San Siro një pjesë e parë loje taktike e me pak raste, pastaj në të dytën Handanovic blindoi portën me tre ndërhyrje super, duke i dhënë mundësinë Lukakut (71′) të vendosë ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë (faull i Ospina ndaj Darmian). Insigne u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72′, ndërsa Petagna goditi shtyllën në kohën shtesë.

Frenohet edhe një herë Juventus i Pirlos, përballë një Atalante të shkëlqyer, që kthehet në Bergamo me një pikë që, për disa fraksione loje, edhe mund ti rrijë ngushtë, duke parë performancën e mirë të zikaltërve. Në avantazh me një gol fantastik të Chiesas, Juventus lejoi të rikuperohej nga një goditje nga jashtë zone e Freuler. Bardhezinjtë kishin në fakt rastin për të kaluar sërisht në avantazh, por Cristiano Ronaldo humbi penalltinë përballë Gollinit që, pak më pas u tregua i jashtëzakonshëm edhe ndaj Moratas.



ITALY – SERIE A
Juventus 1 – 1 Atalanta
Fiorentina 1 – 1 Sassuolo
Genoa 2 – 2 AC Milan
Hellas Verona 1 – 2 Sampdoria
Inter 1 – 0 SSC Napoli
Parma Calcio 1913 0 – 0 Cagliari
Spezia 2 – 2 Bologna



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *