• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid nuk ndalet më: 3-1 ndaj Athletic dhe kërcënim kreut

-Instant, F1, Sport, Video



Vazhdon seria pozitive e Real Madrid, që mposht 3-1 Athletic Bilbao dhe kap kreun. Blancos shfrytëzuan superioritetin numerik, pas kartonit të kuq të Raúl García në minutën e 14’, e kaluan në avantazh në fund të pjesës së parë falë goditjes së fuqishme të Kroos. Baskët barazuan në minutën e 52’ me Capa, por në të 74’ goli i Benzema vlen vendin e parë momental në klasifikim. Francezi fiksoi më pas edhe shifrat në 3-1 në kohën shtesë.


Real Madrid duket se nuk ka ndërmend të ndalet dhe merr fitoren e katërt radhazi mes kampionatit e Champions League, si dhe arrin (edhe pse momentalisht) Atletico Madrid e Real Sociedad në krye të klasifikimit. Këtë herë e pësoi një Athletic Bilbao, që pavarësisht se u detyrua të luante me 10 lojtarë që 61 minuta, u dorëzua vetëm në fund.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *