• |
ide | kryesore

Avokatët e Thaçit dhe Veselit: Për një kohë të shkurtër kemi marrë 3000 dokumente

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u paraqitën sërish sot para gjykatës në Hagë. Seanca filloi rreth orës 11:40 dhe pritet që palët të njihen mbi ecurinë e çështjes.

Fjalën e morën dy avokatët, ai i Hashim Thaçit David Hooper, dhe avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson. Duke folur mbi materialet e Prokurorisë Hooper u shpreh: “Nuk ka tregues për informacionin. Kur thotë për krime baze, çfarë krimesh?! A është e përshtatshme kjo?! Në na duhet jo vetëm informacion për kategoritë, por edhe llojin e materialit. Sa i përket origjinës së dokumentit, na duhet të dimë se ku është gjetur  dokumenti dhe kush e ka pasur në dorë atë. Ne diskutimet e tjera me prokurorinë do t’i bëjmë por s’e di se sa të frutshme do të jenë”.

Ndërsa avokati Emeson tha se është e parakohshme të bëhen parashtrime ndërkohë që kanë marrë në një kohë të shkurtër 3000 dokumente. “Është detyrimi i Prokurorisë që të plotësojë kërkesat e nxjerrjes së materialeve sipas legjislacionit të zbatueshëm. Ne kemi marrë 3000 dokumente në kohë shumë të shkurtër, secili do të kërkojë analizë metikuloze nga mbrojtja. Në kushte reale mbrojtja është vetëm në fillim të identifikimit të kategorive të materiale, dhe s’mund të bëj parashtrime për procedurat që janë kryer. S’do bëj kritika të copëzuara. Kjo është detyrimi i Prokurorisë. Është e parakohshme që të flasim për përshtatshmërinë dhe mjaftueshmërinë e materialeve të kryera. Mbrojtja e z. Veseli nuk ka dorëzuar parashtrime në lidhje me redaktimet shumë të mëdha që janë bërë në akt-akuzë”, tha Emerson.



3 Comments

  1. Kjo ishte konferenca e parë e kësaj Gjykate me qëndrimet e mbrojtjes e të akuzës e nga sa morëm vesh, fillimi i gjykimit, ndonëse parashikohet në shtatorin e vitit të ardhshëm, mund të shtyhet akoma më tej.
    Më e pakta që mund të thuhet për këtë proçes gjyqësor, është fakti se të akuzuarit janë vetë kërkuesit e këtij gjykimi.
    Ky është paradoksi i parë që tregon pa aftësinë e politikanëve të Kosovës e se dyti, kur pritej që bota demokratike ti përvishej Serbisë për të hequr dorë nga pretendimet për Kosovën e njohjen e pamvarësinë e saj, kur Serbisë ti kërkohej që të dëmshpërblejë popullin e Kosovës për masakrat e dëmet e mëdha ekonomike, për disa vite duhet të dëgjojmë akuza ndaj UÇK.

  2. DESHTA SHOKVE ME JA NGUL PO PER VETI GJYKATEN E PASKAM VOTU ISA PLAK DUL FITIMTAR ME
    QOJ TE PARIN MU NE HAG VAJ HALLI QKA MKA GJET PASURIN E LASH KRET AVOKAT KAN ME FITUE PRAP UN BURG TE PERJETSHEM KOM ME MIRITUE ISA PLAK PO KENDON SE MO SYNT SPO MI SHIKON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *