• |
ide | kryesore

Dibër/ Vret aksidentalish shokun me armë gjahu

-Instant, Lajme, Të fundit



Mesditën e sotme ka ndodhur një vrasje me armë gjahu në Dibër. Policia njofton se 27-vjeçari G. K., banues në Maqellarë është vrarë aksidentalisht prej shokut të tij.

“Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar. Sekuestrohet arma e gjahut çifte. Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, dyshohet se kanë qenë për gjueti shtetasit R. Gj. dhe G. K. Shtetasi R. GJ. dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *