• |
ide | kryesore

“Do t’ju helmojnë”/ Kompozitori Limos Dizdari publikon letrën kërcënuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kompozitori i njohur Limos Dizdari thotë se ka marrë një lëtër kërcënuese. Ish-deputeti socialist thotë se kërcënimi i fundit ndaj tij është ai i 16 nëntorit me anë të një letre të mbyllur me zarf. Ai shprehet se nuk e di nga i ka ardhur letra, por aty thuhet se ka armiq që duan ta helmojnë.

Në letrën që i është hedhur në shtëpi Dizdarit, shkruhet: “Me të vërtetë që ju duam dhe nuk ju bëjmë keq. E theksoj se jam i informuar mirë. Bëni kujdes se më pas nuk ka kuptim. Kam shpresë se për ca kohë do të të takoj nga afër. I nderuar profesor Limosi të lutëm bëj kujdes nga punonjësit. Profesor ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke edhe armiq që duan t’ju helmojnë…”

Kompozitori thotë se e gjitha bëhet për garën e fortë që ka pasur për administrimin e Qendrës së Artit në Ksamil dhe tani duan që ai të largohet prej andej. Ai u tha gazetarëve se ka vënë në dijeni institucionet, të cilat nuk po reagojnë.

“Kërcënimi këtu ishte shumë i sofistikuar. Hodhën një zarf me një letër brenda ku më qanin hallin se “duan të të helmojnë” dhe kërkonin ndjesë se nuk mund të identifikoheshin. Por një herë tjetër do identifikohen.

Pse ndodh kjo? Cili është gabimi që kam bërë? Që erdha…? Kur i bija unë pianos, pushonin zogjtë. Unë ia kërkova Prokurorisë që të merrej me mua. E pyeta shefin e Komisariatit. T’ja çojnë prokurorisë. Nuk e di… Mund të di shumë gjëra po s’kam të drejtë të them gjë. Kërcënimin e parë e kam marrë në 2018, ndërsa kjo është më 16 nëntor. Pra para një muaj. S’kam apel për organet kompetente” – shprehet Dizdari. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Dy vite më pas nga ky vlerësim ministri i mbrojtjes Arben Imami hedh firmwn përmes kësaj shkrese dhe ngarkon një prej njerëzve më të besuar të tij, Gjeneralin Xhemal Gjunkshin komandant i forcës mbështetëse si përfaqësues i kësaj ministrie, për dorëzimin dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes të Klubit sportive Partizani.

    Më 16 Tetor 2009 kjo pronë prej 26.525 m2 dhe nën objekt 775m2 shitet për vlerën 10.109.000 lekë.

    Për këtë privatizim Jamarbër Malltezit i mjaftuan 24 muaj për të finalizuar një privatizim të këtyre përmasave duke u përfshirë një sërë institucionesh në një kohë kur janë mijëra ish pronar të cilët kanë 30 vite në kërkim të pronave të tyre mos ende nuk I kanë marrë.

    E gjithë kjo kronologji privatizimi dëshmon vënien e të gjithë shtetit në shërbim të dhëndërrit të kryeministrit Sali Berisha në këtë operacion masiv privatizimi nga ku ai falë kthimit të kësaj prone tek pronarët, u kthye në një përfitues direk më pas në 17 kullat e ngritura me lejen e një tjetër zyrtari nga partia e vjehrrit kyeministër, Lulzim Bashës ish kryebashkiak i Tiranës.

    1. Me fal, me bateri te karikueshme punon?
      Apo me ushqyes?
      Ku mund te blej 1 android si ty?

      Flm, klm dhe tqm!

  2. limosi e ka zene ate prone ja dha nano kur shante ramen dhe meteen ne kpd e famshme te socialisteve tani e ka dredhur i lepihet rames po pronari ku i ka zene token po i kerkon hesap dhe ben si kurv plak

  3. Ne stlin e sigurimit te shtetit komunist. Limosi mjafton te kujtohet se kush ka qene sigurmis nga ata qe ka verdalle dhe e gjen se kush e ka shkruar letren.

  4. Kompozitori i partise dhe ish deputeti po kercenohet me “letra anonime” te shkruara me shkrim dore ..ha ha ha. Patetik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *