• |
ide | kryesore

E rëndë në Kuçovë/ Debate për stallën e derrave, qiramarrësi vret pronarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një vrasje me armë zjarri për motive të dobëta u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjte në Berat. Vangjel Polovina banues në Kuçovë ka vrarë me armë zjarri Ajet Gunelin në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj. Brenda një kohe të shkurtër, autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e 44-vjeçarit Polovina. Moti i kësaj ngjarje kanë qenë debatet dhe mosmarrëveshjet që viktima dhe autori kanë pasur me njëri-tjetrin për një stallë derrash. Vangjel Polovina, ka marrë me qira nga Guneli një stallë derrash në fshatin Goraj por prej kohësh ata kanë pasur debate dhe sherre me njëri-tjetrin.

Sipas njoftimit të policisë, Polovina ka pretenduar se Guneli, pronari i stallës e ofendonte përditë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *