• |
ide | kryesore

FOTO/ Griezmann me gërsheta: tifozët tallen e kritikojnë, me krahasimet më spektakolare

-Instant, Sport



Edhe Barcellona ka folur për look-un e tij të ri në rrjetet sociale. Antoine Griezmann zbriti në fushë për nxemjen në ndeshjen kundër Real Sociedad me një kapuc në kokë. Kur e hoqi, ka zbuluar imazhin e zgjedhur për ndeshjen: dy bishtaleca gërshet.

Jo të gjithë kanë vlerësuar zgjedhjen e sulmuesit francez. Dikush u tall duke e quajtur Ronaldo Fenomeni, për një prerje flokësh që kishte bërë braziliani gjatë Botërorit 2002, duke bërë një krahasim për nivelin e papërshtatshmërisë së modelit. “Askush nuk i thotë këtij djali të reshtë së bëri këto palacollëqe e të përqendrohet tek loja?”, ka replikuar një tjetër. “Të vendosë një busull në këmbë”, e ka qortuar një tjetër tifoz. “Ti thotë dikush se është një pamje qesharake, nëse është dikuesh që e do le tia thotë”, ka shkruar një mbështetës i Barças.

Ka edhe nga ata që i kanë kujtuar se nuk është hera e parë që lojtari ndryshon look në mënyrë kaq kontroverse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *