• |
ide | kryesore

Grabitjet online/ Arrestohet i shpalluri në kërkim për zhvatje të 38 mijë eurove në internet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte në kërkim për veprën penale ‘Mashtrimi kompjuterik’. Ai me tëtë persona të tjerë kishin zhvatur njerëz në internet duke mbledhur një shifër prej 38 mijë eurosh. Në kuadër të operacionit të koduar “Transferta” pas hekurave ra shtetasi me inicialet SH.B., banues në Tiranë.

I riu ishte shpallur në kërkim 5 muaj më parë nga DVP Tiranë. Nga operacioni u vunë në pranga 9 shtetas.

Policia jep detaje 

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kompjuterik u bë kapja dhe u ekzekutua urdhri i prokurorit për shtetasin në kërkim Sh. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Mashtrimi kompjuterik”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *