• |
ide | kryesore

“Gracias negrito”: FA akuzon Cavanin për racizëm

-Instant, Sport



Edinson Cavani është akuzuar zyrtarisht nga FA, federata angleze, për sjellje raciste për një term të përdorur në profilin e tij në Instagram. Uruguajani, sulmuesi i Manchester United, kishte shkruar “gracias negrito!” në përgjigje të një tifozi në një story në Instagram, e pastaj e kishte fshirë me shpejtësi komentin. Federata në dy javët e fundit ka zhvilluar hetimet e saj në lidhje me rastin e pastaj, sot, ka nisur zyrtarisht akuzën. Cavani tani do të ketë kohë deri në 4 janar për të prezantuar mbrojtjen e tij tek organizmat federalë. Lojtari, i mbështetur nga klubi i tij, ka siguruar se bëhet fjalë për një term miqësor e që në Amerikën e Jugut nuk ka konotacion negativ.

“Jam totalisht kundër racizmit dhe e fshiva komentin sapo më shpjeguan se mund të interpretohej në mënyrë tjetër. Kërkoj sinqerisht ndjesë për këtë”, ka thënë Cavani në një komunikatë. Por FA ka bërë të ditur se lojtari është akuzuar se ka thyer rregullat që ndalojnë cdo “sjellje të papërshtatshme” në rrjetet sociale, me përkeqësimin se i është referuar “ngjyrës e/ose racës e/ose etnisë së një personi tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *