• |
ide | kryesore

I shpëtoi jetën kundërshtarit, 17 vjecari merr Çmimin Fair Play Fifa: “Nuk jam një hero”

-Instant, Sport



Mattia Agnese, 17 vjec, ka marrë cmimin Fifa Fair Play Award 2020 për një motiv emocionuies. Në 25 janarin e kaluar, gjatë një ndeshje futbolli mes Cairese e Ospedaletti Calcio i riu ka shpëtuar jetën e kundërshtarit të tij. Pas një përplasje në fushë, kundërshtari u rrëzua përtokë, humbi ndjenjat e nuk u ngrit më. Agnese i dha ndihmën e parë duke i shpëtuar jetën, një gjest madhështor, por që djaloshit nuk i ka humbur përulësinë: “Nuk jam një hero” ka thënë ai me modesti.

“Mu duk gjëja më e duhur për të bërë. Nuk jam një hero. Jeta ime nuk ndryshoi, jam gjithnjë i njëjti, bëj të njëjtat gjëra. Të bëhem futbollist? Po stërvitem fort”, deklaroi ai gjatë një lidhje web ndërsa i dorëzohej cmimi nga Ruud Gullit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *