• |
ide | kryesore

“Ishte për të kuq ndërhyrja ndaj Cuadrados”, akuza e tifozit merr aprovimin e De Roon: “E di”

-Instant, Sport



Një episod interesant ka ndodhur në rrjetet sociale, me një meaculpa të mesfushorit të Atalantës De Roon. Hollandezi është treguar sportiv, të paktën jashtë kuadratit të gjelbër. Në Twitter, një tifoz i ka bërë komplimentat De Roon për përfaqësimin super kundër Juventus, por pa i kursyer kritikën për një ndërhyrje të rëndë në minutën e 51 ndaj Cuadrados, gjë që i kushtoi kartonin e verdhë nga arbitri Doveri.

“Performancë e mirë, por duhet të përjashtoheshit për atë ndërhyrje ndaj Cuadrados”, shkroi tifozi. Përgjigja e De Roon ishte e menjëhershme: “Jam dakord. Unë isha vonë dhe ndërhyra shumë fort. Por shpresoj se është e qartë që nuk e bëra qëllimisht. I kërkoj ndjesë Cuadrados.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *