• |
ide | kryesore

Lakuriqët e natës apo laborator? Misteret që pritet të zbulojë ekipi i OBSH-së në Wuhan

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Një ekip prej 10 shkencëtarësh ndërkombëtarë do të udhëtojë në qytetin kinez të Wuhanit muajin tjetër për të hetuar origjinën e Covid-19, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Pekini ka hezituar të pranojë një hetim të pavarur dhe u janë dashur shumë muaj negociata që OBSH-së ti lejohet hyrja në qytet. Virusi mendohet të ketë ardhur nga një treg në qytet që shet kafshë. Por kërkimi për burimin ka çuar në tensione, veçanërisht me SH.B.A.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka akuzuar Kinën se po përpiqet të fshehë shpërthimin fillestar.

Cili është qëllimi i hetimit? 

Një biolog në ekipin që do të udhëtojë në Wuhan i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se OBSH nuk po kërkonte të ndante fajin, por më tepër për të parandaluar shpërthimet në të ardhmen.

“Në të vërtetë nuk ka të bëjë me gjetjen e një vendi fajtor,” tha Fabian Leendertz i Institutit Robert Koch të Gjermanisë.
“Ka të bëjë me përpjekjen për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe pastaj të shohim nëse, bazuar në ato të dhëna, mund të përpiqemi të zvogëlojmë rrezikun në të ardhmen.” 

Dr Leendertz tha se qëllimi ishte të zbulohej se kur virusi filloi të qarkullonte dhe nëse kishte apo jo origjinën në Wuhan.
Misioni pritej të zgjaste katër ose pesë javë, shtoi ai.

Ku dhe kur u zbulua virusi për herë të parë? 

Në ditët e para të virusit, ai u gjurmua në të ashtuquajturin “treg i lagësht” në Wuhan, provinca Hubei dhe u sugjerua se ky ishte vendi ku bëri kërcimin nga kafshët tek njerëzit. Por ekspertët tani besojnë se thjesht mund të jetë përforcuar atje.

Hulumtimet sugjerojnë se koronavirusët e aftë për të infektuar njerëzit mund të kenë qarkulluar të pazbuluar në lakuriqët e natës për dekada.

Dhjetorin e kaluar, një mjek kinez në Spitalin Qendror të Wuhan – Li Wenliang – u përpoq të paralajmëronte mjekët e tjerë për një shpërthim të mundshëm të një sëmundjeje të re, por u tha nga policia të “ndalonte së bëri komente të rreme” dhe u hetua për “përhapje  thashethemesh “. Dr Li vdiq në shkurt pasi u infektua me virusin ndërsa po trajtonte pacientë në qytet.

Në prill, dyshimet dhe pretendimet dolën se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator në Wuhan.

Komunikimet e Departamentit të Shtetit të SHBA dolën në dritë duke sugjeruar që zyrtarët e ambasadës ishin të shqetësuar për biosigurinë atje.

Zyra e drejtorit të inteligjencës kombëtare amerikane tha në atë kohë se ndërsa virusi nuk ishte i bërë nga njeriu apo i modifikuar gjenetikisht, zyrtarët po hetonin nëse shpërthimi filloi përmes kontaktit me kafshët ose përmes një aksidenti laboratorik.

Raportet e fundit në mediat kineze kanë sugjeruar që Covid-19 mund të ketë filluar jashtë Kinës. Por analistët thonë se raportet janë pa bazë dhe fushata reflekton ankth brenda udhëheqjes në Pekin rreth dëmtimit të reputacionit ndërkombëtar të vendit nga pandemia.

A do të japë përgjigje hyrja në Wuhan?

Çështja e një hetimi të pavarur mbi origjinën e virusit është përfshirë në gjeopolitikën ndërkombëtare dhe OBSH-në.

Administrata Trump gjithmonë ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke argumentuar se OBSH ka qenë shumë e butë me Kinën dhe duke cituar shembuj të zyrtarëve që lavdërojnë regjimin kinez për veprimet e tij të tilla si mbyllja e Wuhan, testimi masiv dhe botimi nga Kina i kodit gjenetik të virusit.

Megjithatë, shumë vende të tjera gjithashtu thanë se duhej të kishte një hetim të duhur – përfshirë Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. (përktheu lapsi.al) Associated Press zbuloi transkriptime të video-telefonatave nga zyrtarë të OBSH-së që ankoheshin përsëri në janar se nuk kishin marrë të dhënat e duhura për autoritetet kineze. Një ekip i OBSH-së me dy burra që vizitoi Kinën këtë verë kishte vështirësi të negocionte hyrjen në Wuhan.

Ky udhëtim, kur të ndodhë, ndoshta do të përqendrohet në pyetjet themelore biologjike: a erdhi virusi fillimisht nga lakuriqët e natës? A kishte ndonjë “mikpritës të ndërmjetëm” që lidhte lakuriqët e natës me njerëzit? Dhe a ishin tregjet e lagura të Wuhan në qendër të shpërthimit fillestar?

Cila ka qenë përgjigjja ndaj raportimit të virusit nga Kina?

Trajtimi i Kinës i krizës në zhvillim u vlerësua në janar nga kreu i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, Dr Mike Ryan, i cili tha se “sfida është e madhe, por reagimi ka qenë masiv”. 

Pekini kishte ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit, tha OBSH, duke dalë vullnetar shpejt për të ndarë njohuritë e tij për kodin gjenetik të virusit.

Sidoqoftë, SH.B.A. – midis një numri vendesh të tjera – ngritën pyetje nëse Kina ishte plotësisht transparente kur virusi u shfaq për herë të parë atje.

Në mars, kreu i OBSH-së në Kinë, Dr Gauden Galea, i tha BBC se kishte “mangësi” në trajtimin e shpërthimit në ditët e para, por që ekspertët do të shikonin se si çështjet mund të shmangen në të ardhmen.

Trump më vonë sulmoi vetë OBSH-në për të qenë shumë pro Kinës, për të lavdëruar Pekinin, duke thënë se organizata “me të vërtetë e prishi muhabetin’ me udhëzimet e saj të hershme gjatë shpërthimit.

Ai njoftoi se po tërhiqte SHBA nga OBSH dhe tha se fondet do të ridrejtoheshin diku tjetër.

Sidoqoftë, Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, i cili pritet të betohet në 20 janar, që atëherë ka krijuar një ekip të politikës së jashtme me detyrë të mbajë Amerikën në OBSH. /BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *