• |
ide | kryesore

Maradona nuk gjen paqe: gjykata ndalon kremacionin, kërkohet një test i ri atësie

-Instant, Sport



Trupi i Diego Armando Maradona nuk mund të digjet për momentin sepse trupi i tij duhet për të kryer një test atësie. Kjo u vendos nga një gjykatë në Argjentinë, sipas asaj që raporton Clarin. Kampioni, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 60 vjeçare nga një arrest kardiak, kishte dy vajza nga martesa e tij me Claudia Villafane dhe me kalimin e viteve ka njohur tre fëmijë të tjerë (Diego jr , Jana dhe Diego Fernando). Pas vdekjes së tij, 25-vjeçarja Magalí Gil kërkoi një test të ADN-së. Gruaja e re – e cila është birësuar – deklaron se dy vjet më parë nëna e saj e vërtetë i zbuloi asaj se babai i saj mund të ishte Maradona.

Sipas avokatit të kampionit argjentinas, mostrat e ADN-së tashmë ekzistojnë dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme të zhvarroset kufoma e varrosur në një varrezë private pranë Buenos Aires. Më 30 nëntor, një gjykatë tjetër kishte ndaluar djegien derisa të merreshin të gjitha provat e nevojshme mbi shkaqet e vdekjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *