• |
ide | kryesore

Mediat italiane: Habilaj i premtoi gjykatës se do jepte informacione për Tahirin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Katania të Italisë dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn të konsideruar si kreun e një prej grupeve të trafikut të kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë. Ai është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

E famshme është historia e makinës që Tahiri ia la Habiljat në përdorim edhe pse më vonë tha se ia kishte shitur, por nuk mund të ndryshonte pronësinë. Habilaj u vu në pranga në Itali në 16 tetor 2017 së bashku me një sërë bashkëpunëtorësh.

Publikimi nga mediat i një sërë përgjimesh të dosjes së prokurorisë së Katanias shkaktoi një tjetër tronditje të fortë për Tahirin dhe qeverinë e Ramës. “MeridioNews” një nga portalet italiane që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj çështjeje ka nxjerrë sot një detaj interesant.

Sipas saj Habilaj në gjykimin e shkallës së parë kishte vendosur të fliste me magjistratët për të pranuar disa akuza dhe për t’u dhënë atyre informacione për çdo përfshirje të mundshme të kushëririt të tij në trafikun e drogës, pra ish-ministrit të brendshëm.

Gjithsesi Saimir Tahiri u hetua nga zyra e prokurorit të Katanias, por dosja u mbyll me një kërkesë të prokurorisë e cila u pranua më vonë nga gjyqtarja Loredana Pezzino. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. ….Gjithsesi Saimir Tahiri u hetua nga zyra e prokurorit të Katanias, por dosja u mbyll me një kërkesë të prokurorisë e cila u pranua më vonë nga gjyqtarja Loredana Pezzino.

    Dmth jo drejtesia e re e kapur nga Rama, po antimafia Italiane hetoi dhe e mbylli dosjen per Tahirin.

  2. dosja u mbyll se deshmitari kryesor nuk foli
    tani mesa duket mund te kete ndryshuar mendje …..mbase hapet prape si dihet ???

  3. Gjithesesi, asgje, nuk eshte lajm me, Tahiri nuk eshte me, por asgje nuk ka ndryshuar nga ky ekip qeveritar, kryetari i te cilit i ngul e shkul ministrat, sa here zullumet e tij qelbin ere, por ne 7 vjet, si e zhyti vendin poshte e me poshte. Pra, perderisa shkarkimi i tij nuk solli asnje permiresim, aktualisht nuk ka pse gjithe kjo katrahure rilindase te justifikohet nen emrin e tij, qe eshte para drejtesise e nuk ka gje ne dore. Qeveria e timonieri eshte Rama, i cili anetaret e kabinetit i perdor, i inkriminon dhe i flak. Peshku qelbet nga koka. Kjo qeveri nuk erdhi te propogandoje fajin e te ikurve, por te qeverisi vendin gje qe tash 8 vjet nuk e ben. Nuk mbulohet dielli me shoshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *