• |
ide | kryesore

Miratimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, reagon ambasadorja amerikane: Tani duhet edhe 1!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane, Yuri Kim e ka cilësuar lajm të madh miratimin e Altin Binajt si gjyqtar të 5-të të Gjykatës Kushtetuese. Kim thotë se tani duhet edhe vetëm një gjyqtar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, dhe ajo shpreson që KED tashmë të dërgojë listën e kandidatëve tek Presidenti i Republikës. Për ambasadoren amerikane, ngritja e Gjykatës Kushtetuese e çon Shqipërinë një hap më afër BE.

Postimi

“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK. Shqipëria tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt… Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë Shqipërinë më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës & Parlamentit.”

Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo perfekte, por po bën progres, hapa pas hapi dhe duhet të vazhdojë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht dëshirën e shqiptarëve për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe funskional.



22 Comments

    1. “Thesin aga, harruat thesin, aga”!
      Qenka qetesuar pak kjo kanibalia (eshte Fixhiano-koreano veriore, ne Fixhi, i hane njerezit per se gjalli).
      I a paska cuar DIKTATORI, valixhen e rradhes, me para te korrupsionit, mbushur plot per plote me para te vjedhura, gjak dhe djerse shqiptaresh!

    2. Se u miratua si antar i Gjykatës Kushtetuese Spartak Braho, Dvorani apo Idajet Beqiri apo edhe i biri i Aranit Çelës, nuk besoj se ka shumë rëndësi për ambasadoren Yuri Kim.
      Mjafton të plotësohet numuri i duhur.

  1. “Thesin aga, harruat thesin, aga”!
    Qenka qetesuar pak, kjo kanibalia (eshte fixhiano-koreano veriore, ne Fixhi, i hane njerezit, per se gjalli).
    I a paska cuar DIKTATORI, valixhen e rradhes, me para te korrupsionit, mbushur plot per plote, me para te vjedhura, gjak dhe djerse shqiptaresh!

  2. Sa keq, shqiptaret e shkrete besian verberisht tek kjo ambasade, por pak nga pak, po i bie vlera. Nje thenie e vjeter: “Vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta” , dhe shqiptaret ta kuptojne kete, te behen zoter vete.

  3. Me afer po ?!Harruat raportin e Transparence International,apo jo ?
    Ke ndonje koment per mikun e ngushte te Edvin Rames,antarin e kryesise se PS-se Vangjush Dako ?Pse DASH ja ka hequr Vizen ?!
    Kane ndodhur njemije gjera te pista ne kete vend dhe Ju flisni per broçkulla,ata qe jane zgjedhur nga maxhoranca kriminale e edvin rames jane me te besuar se Çuçi,burri i gruas se ndershme me te cilin Rama praktikonte Nudizmin ne publik !
    Ju po beni ç’mos te shpetoni nga katastrofa elektorale edvin ramen sepse keni dhe nje te tredhur nga ana tjeter se zot mbi toke nuk do e shpetoje nga largimi kriminelin edvin,turpshem fare !

    1. Ja na hegsh te gjatin ti

      Kim fytyrebytha po na e mbush gjk me gjyqtar qe betohen rreze lanes api si ky qe eshte thyerje te ligjit

      Duhen tre kandidatura , ky vajti i emeruar kshu arbitrare

  4. E moj zonjë ka ala punë muhabeti!!!Janë dhe nja 15 të tjera.Sa të jetë Rama Europën do ta shohim me dylbi akoma dhe për shumë kohë.Dhe ky anëtari i ri shihet nga mbiemri se nga kush vjen!!!!

  5. Edhe nji kjo tabare ka ngel mor ta marrsha….hahaha edhe 4 me sakte.
    Ose lereni me 6 GJK se te pakten kursejme rroga per gjyqtar dhe keshilltar..

  6. Ata qe paten iluzione per reformen ne drejtesi ishin thjesht te verber. Ajo ishte nje skenar i piset ne kurriz te vendit me pasojat qe tashme po shihen qarte. Kjo dhe shume te tjera jane goditjet qe iu dhane Shqiperise dhe faktorit shqiptar per tu shkaterruar nje here e mire. Shqiperia edhe nje here eshte e braktisur si ne 1945-46 kur anglo-amerikanet iken dhe e lane kete vend ne duart e sllovo-komunisteve. Historia perseritet. Tashme ne duart e mafias narkomane dhe projekteve te zbrazjes se vendit per interesat e te tjereve. Mbajne ne pushtet nje qeveria gangstere. Kush kishte ilizione tek demokracia perendimore dhe parimet e saj, tashme ka kohe te zhgenjehet mjaftueshem. Merkel dhe zyrtare amerikane e sollen Ramen deri ketu per te zezen tone. Do duhet shume kohe qe shqiptaret te kuptojne pse teknokratet amerikane e te Brukselit i lane ne balte dhe tradhetuan demokracine e brishte te Shqiperise, duke e lene ne duart e nje qeverie narkomane. Sigurisht, kundrejt nje shperblimi

    1. Dmth Merkel dhe gjithe administrata e US jane te verber dhe me Ramen.
      Populli duhet te zgjedhi sekretarin e PPSH, qe te shohi driten e demokracise perendimore.

  7. Shif si hudhen perpjete talibanet e shqupit.
    Sali bajraktari bashke me Lul hollandezin dhe Like floririn e dine se po te perfundoje reforma ne drejtesi, hane burgun, ndaj dhe bojne cdo akrobaci qe munden qe reforma te mbetet pezull.

    Nga ana tjeter, plotesimi i gjykates kushtetuese, eshte kusht per fillimin e bisedimeve me BE. Eshte kushti i vetem i mbetur dhe qe nuk varet nga qeveria. Kush do dali te bertasi per deshtimet e qeverise pastaj?

    Per fat te mire Shqiperia eshte ne europe dhe ka miq, packa qe si pelqen Bushatit & Co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *