• |
ide | kryesore

Rama: E panjohura është përpara nesh, por sistemi shëndetësor shqiptar është i qëndrueshëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ishte sot në një komunikim online me komitetin e ekspertëve të Shqipërisë e Turqisë për situatën e COVID-19.

Rama u shpreh se megjithëse e panjohura vazhdon të mbetet përpara nesh, Shqipëria diti që të përballojë valën e parë të pandemisë.

“Komiteti i ekspertëve të Turqisë ka një meritë të veçantë për situatën. Turqia mori një sërë masash të distancimit social, edhe para se OBSh të thoshte se Covid-19 është pandemi botërore. Shteti turk është ndër vendet më të përgatitura ndaj pandemisë. Turqia ngriti Task-Frocën brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe kjo na ndihmoi edhe ne që të veprojmë me shumë shpejtësi dhe të ishim vend i përgatitur në përballjen e parë. Në këtë pandemi, e panjohura është përpara nesh, përherë”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se Komiteti i Ekspertëve të Shqipërisë është njësoj si në vendet e zhvilluara, kurse shtoi se sistemi shëndetësor shqiptar ka qëndrueshmëri.

“Shqipëria ishte fillimisht vendi më pak i prekur në rajon, në të gjitha të dhënat që merren në konsideratë në këtë rast. Sot mund të themi se sistemi është i qëndrueshëm. Kemi pasur gjatë gjithë kohës Komitet Ekspertësh, që kanë treguar profesionalizmin e duhur, njësoj si në vendet e zhvilluara. Përballja ndaj armikut të padukshëm vazhdon”, deklaroi Rama.



4 Comments

  1. Pa dyshim qe Komiteti i Eksperteve turq ka mare shenim mendimet e ndritura te liderrit global. Keta te komitrtit tone jane me fat, e kane ketu per cdo dite.

  2. Kovidi nuk eshte asgje para teje o i cmendur.mjerove e largove nga shtepite e tyre qindra mijera shqiptare o i cmendur.

  3. I QENDRUESHEM????????????????????????
    ME I MIREI NE BOTE .
    SHENDETESI FALAS , A KA ME SHUME SE KAQ???????????
    TE NA RRO(U)J PALLOSHI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *