• |
ide | kryesore

Rudina Hajdari: Të rinjtë do të dalin në sheshe edhe pse po u injektoni frikën

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit ka shkruar disa arsye se pse të rinjtë dalin në sheshe e manifestojnë.

Sipas Hajdarit, të rinjtë dolën në shesh pasi janë të revoltuar nga politika që i quan ‘halabakë, kokëpalarë’. Ajo shtoi se ata do të dalin në sheshe edhe pse po u injektohet frika.

“Dua t’i marr këto 3 minuta për të folur pak për atë që ndodhi ditë më parë me të riun. Këto ditë kam shpenzuar kohën me protestat. Kam folur me të rinjtë shqiptarë. Se për çfarë i shtynte ata që të shkonin në festë. Ata ndiheshin se ai plumbi që kapi Rashën, mund ti kapte dhe ata. Ata të rinj që dolën në shesh ishin të revoltuar. Politika i quan të rinjtë halabakë, rrugeçër, kokëpalarë, si njerëzit që po e dëmtojnë këtë vend, janë këta që kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe që i kërkojnë votat e të rinjve. Këta njerëz që vijnë në parlament për të vjedhur dhe për të çuar këto lekë në koncesione. Si mos të revoltohet një i ri sot kur ëndërron që të bëhet trafikant droge në mënyrë që të dalë nga varfëria sot. Si mos të revoltohet një i ri kur prindërit nuk i çojnë sot në shkollë apo të blejnë libra. Si mos të revoltohet një i ri sot kur nuk ka asnjë perspektivë sot dhe nuk ka asnjë shans ku këtu mbizotëron nepotizmi, paraja. Si mund të mos revoltohet sot një i ri kur sheh si ju në këtë parlament që jetoni në vendet më luksoze, jetoni në kodrina, ikni me pushime kur të doni dhe bëni hare kur të doni. Se respektoni ligjin, s’keni marrë asgjë përsipër që të respektoni ligjin. Të rinjtë se kanë këtë shans. Atyre po iu thyhet kocka, jo nga policët, por ngaqë rrinë pas tyre. Se pranoni dot revoltën e të rinjve se pse dalin në sheshe. Ata do të vazhdojnë të dalin edhe pse ju doni që t’i injektoni frikën. Ata do të dalin, pasui ka ardhur momenti ku nuk mban më. Politikanët janë shndërruar në njerëzit më të urryer. Ju e keni bërë ndershmërinë një anti-vlerë duke mos i lejuar ata që të ecin përpara.”, tha Hajdari.



4 Comments

  1. Ham ham moj Rudine , po ato ligjet kanibaleske te piktorit pse i votove zotrote , meqe dashke kaq shume demokracine

  2. Vertet te rinjte dolen ne sheshe po ti qendrove ne parlament per ta mbajtur Ramen ne pushtet, kot debaton askush nuk te degjon e dine vleren tende.

  3. Po ti moj Rudina cfare meritash ke?
    Si u bere deputete?
    Mburresh se je e shkolluar jashte vendit, me c’para?
    Fjalimet e tua, mi goc, jane vetem fjale ne ere, pa permbajtje, asgje konkrete.
    Ty s’te ka votuar njeri, vajze e dashur. Sa me shume del neper emisione, aq me shume shfaq nivelin qe ke. Shpeshhere arrogante duke mos pranuar mendimet ndryshe qe ngrene me te drejte dyshimin se ju, partite e reja po ju perdor Rama me ose pa dashjen tuaj. S’ ke argumente, vetem parrulla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *