• |
ide | kryesore

Schalke humbet përsëri, Ultras Gelsenkirchen kërcënojnë: “Falenderoni që luani pa publik”

-Instant, Sport



Të fundit në renditjen e Bundesligës është dicka që ultrasit e Schalke04 nuk mund ta kalojnë lehtësisht. Tifozët në këtë pikë janë shumë të ashpër kundër Geisterspiele, ndeshjeve fantazmë, ndeshjeve pa audiencë të bëra vetëm për të drejtat televizive. Ata i quajnë “teatri i majmunëve”. E megjithatë, tashmë tifozët mund të bëjnë vetëm ironi, që ngjan nga larg edhe me një lloj kërcënimi: “Skuadra jonë duhet të jetë e lumtur që luan para tribunave të zbrazëta. Në rrethana normale, ne nuk do t’i kishim pranuar këto rezultate në mënyrë kaq pasive”.

Tani, megjithatë, është e rëndësishme të rigrupohen të gjitha forcat për të parandaluar që Schalke të zbresë në divizionin e 2-të. “Pra, çfarë mbetet? Padyshim një vit që askush nuk e ka jetuar më parë dhe nuk dëshiron ta jetojë përsëri. Për shoqërinë tonë, dymbëdhjetë muajt e fundit kalojnë në librat e historisë si një kapitull i zi i errët. Në fund të fundit, ne vetëm mund të shpresojmë që diçka si normaliteti të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur në 2021 dhe se do të na kursehet zbritja në ligën e dytë “. Në fakt, që nga humbja 2-0 ndaj Freiburg, kjo shpresë është zvogëluar disi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *