• |
ide | kryesore

Shtim masash në prag të festave në Shqipëri? Çfarë vendimi do merret

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk u mblodh këtë javë për të ndryshuar masat dhe kufizimet aktuale që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së pandemisë. Por ndërsa festat e fundvitit janë në prag dhe një numër i madh shtetet evropiane kanë forcuar kufizimet, në Shqipëri ekspertët ende nuk kanë marrë vendim për ashpërsimin e tyre.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se grupi i ekspertëve po e monitoron situatën me shumë vëmendje para se të marrë një vendim.

Sipas saj, ulja e numrit të shtrimeve në spital këtë javë ka qenë indikator që ekspertët të mos dalin me vendim për masa të reja.

“Të gjitha masat janë marrë në përputhje me zhvillimet e situatës epidemiologjike, pra me vlerësimin e atyre treguesve që i kemi quajtur të rëndësishëm, numri i rasteve ditore, sidomos numri i të shtruarve në spitale, të sëmurëve rëndë që kërkojnë shtrim spitalor dhe humbjeve të jetës.
Ne e ndjekim vazhdimisht në mënyrë rigoroze këto tregues e themi që javën e fundit që është java e 50 nga fillimi i epidemisë kemi pasur nr të qensrueshëm ditor rastesh të reja e javën e fundit sidomos ulje të rasteve të shtruarve në spitale.

Kështu jemi duke e monitoruar me kujdes, mendojmë se kjo koincidon dhe me kohën që i është dashur masave me intensitet mesatar që kemi marrë. 

Do e shohim me rigorozitet këtë tendencë e në varësi të analizave, do shohim. Trendi është ky që thashë, këtë javë të shpresojmë që do vijojë ky trend“, tha Rakacolli në emisionin “Open”.



1 Comment

  1. Kumandari yt, Oj rakacolle, ka zgjedhje mbas 3 muajsh!
    Keshtuqe e genjen mendja qe t’i lere delet te lira te livadhisin e te mos ia mohojne ate vote te shkrete qe ky do t’ua kerkoje shume shpejt.
    Nga ana tjeter, nje mbyllje e dyte do te thoshte kompensim financiar te pergjithshem, gje qe Kumandari yt…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *