Sipas mediave të huaja aktori Tom Cruise ka kritikuar stafin e filmit “Mission Impossible 7”.
Në një audio të publikuar aktori dëgjohet duke i folur rreptë stafit pasi ata kishin thyer rregullat e distancimit social.“Në Hollywood po bëhen filma për shkakun tonë, sepse besojnë tek ne dhe ajo çfarë bëjmë! Jam duke folur në telefon me çdo studio, kompani sigurimi, producentë dhe ata na kanë shembull ne. Ne po mbajmë me punë mijëra njerëz . Mos ta shoh më këtë që ndodhi sot! Kurrë më! Nëse shoh që ndodh sërish jeni të pushuar. Nuk ka falje. Këto thuajani njerëzve që po humbasin punët e tyre dhe bukën e gojës sepse industria jonë po mbyllet. Këtë mendoj çdo natë, të ardhmen e kësaj industrie. Kështu që nuk i pranoj faljet tuaja. Unë e bëra timen, ju thashë, nëse nuk e zbatoni, përjashta! Ne nuk do e mbyllim këtë dreq industrie! Morët vesh? Jam i qartë? E kuptuat çfarë dua? E kuptoni përgjegjshmërinë që keni? Sepse nëse nuk keni logjikë, jeni të pushuar. Kaq po them!”-mësohet të ketë thënë Tom.