• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani në Tiranë/ A do ta detyrojë Ramën t’i përmendë Vuçiçit gjenocidin serb në Kosovë?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Në fillim të seancës së 22 Tetorit, Gramoz Ruçi u shfaq veçanërisht i pikëlluar në parlament. Pasi i hodhi sallës vështrimin e vrenjtur si zakonisht, nisi të flasë me një zë solemn: “Sot në seancën plenare kemi në rendin e ditës votimin e Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”. Rezoluta jone u bashkohet ndjeshmërive e përpjekjeve të përbotshme kundër urrejtjes ndaj individëve hebrenj dhe johebrenj, komuniteteve, pronave dhe institucioneve komunitare e fetare të hebrenjve”.



Dënimi i Holokaustit më shumë se 70 vite më parë, ishte gati gati një moment krenarie për Gramoz Ruçin. “Gjatë Luftës kemi ndarë me hebrenjtë të njëjtin atdhe” tha ai mes të tjerash, në mesazhin që u mbyll me ftesën për deputetët, të cilët do të votonin pro rezolutës.

Rezoluta që dënon genocidin serb ndaj shqiptarëve

Një rezolutë tjetër, ka sjellë në Tiranë Presidenten në detyrë dhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin. Ajo kërkon nga parlamenti shqiptar të dënojë genocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, përmes një rezolute të ngjashme si ajo për hebrenjtë.

Rezoluta për të cilën Osmani erdhi në Tiranë këtë të mërkurë kërkon edhe ndëshkimin e kriminelëve serbë me shpresën se do të ngrihet një Tribunal, që do të gjykojë këto krime. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar rreth 18 muaj më parë. Që atëherë, Edi Ramës i është bërë thirrje vazhdimisht t’i bashkohet nismës, por socialistët nuk bëjnë asnjë lëvizje.

Kërkesën e saj, Vjosa Osmani e artikuloi publikisht, ndërsa ishte në konferencë me presidentin Meta. “Kuvendi i Shqipërisë të miratojë deklaratën ose rezolutën ose vendimin, sido që quhet me rregullat e kuvendit që do të dënonte gjenocidin serb në Kosovë. Kuvendi ynë tashmë e ka miratuar këtë deklaratë ku flitet për krimet e kryera nga Serbia dhe ku kërkohet që kryesit të dalin para drejtësisë dhe është krejtësisht e natyrshme që vendi i dytë që ta bëjë këtë të jetë Shqipëria” tha Osmani.

Më herët, Vjosa Osmani dhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ia kishin shprehur të njëjtën kërkesë Mimi Kodhelit si përfaqësuese e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. Por nga pala e Shqipërisë, mbizotëroi heshtja.

Një muaj më parë, Albin Kurti tregonte i habitur se nuk arrinte ta kuptonte përse Rama nuk bashkohej me politikën e Kosovës, kundër presidentit serb Vuçiç duke miratuar rezolutën në fjalë.
“Dallimi thelbësor është qëndrimet e ndryshme që i kam unë dhe kryeministri i Shqipërisë, për presidentin e Serbisë. Ai po përpiqet që krimet e Serbisë t’i lokalizoj në figurën e Millosheviqit, kjo është e padrejtë ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar. Andaj kryeministrit të Shqipërisë por edhe Kuvendit të Shqipërisë i bëj thirrje që, ashtu siç e ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, rezolutën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, ta bëjë edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, shprehej Kurti, kur fliste për kontradiktat me Ramën.

Kryeministri i Shqipërisë u pyet gjatë një interviste në OraNeës me gazetarin Alfred Lela, nëse do ta miratonte rezolutën që dënon genocidin serb në Kosovë, por ai as e mohoi, as e pohoi këtë gjë, duke iu shmangur një përgjigjeje shteruese. Më poshtë është një pjesë nga biseda.

Lela: Vetëvendosja e ka kërkuar publikisht një rezolutë për genocidin serb në Kosovë.

Rama: Nuk është një problem ky, ajo që është diskutuar, në mos gabohem, ka qenë diçka tjetër që ka pasur të bëjë me marrjen përsipër nga Shqipëria të çuarjes së Serbisë në gjykatë. Dhe faktikisht, kjo është diçka e pamundur dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë që një shtet tjetër të marri përsipër të çojë një palë të tretë në një konflikt mes dy shteteve.

Lela: Parlamenti mund të hedhë një hap.

Rama: Jo, jo. Përsa i përket aspektit të rezolutës kjo nuk ka qenë asnjëherë problem, nuk është problem kjo…

Lela: Por, do ta mbështesnit një nismë?

Rama: Nuk është absolutisht problem. Ajo që ka qenë problem ka qenë diskutimi që thashë, kurse kjo s’është problem.

Ideja e ndryshimit të kufijve

Vjosa Osmani erdhi në Tiranë me disa qëndrime, që qartësisht do të bëjnë nervoz Edi Ramën në bisedën që do të kenë bashkë në kryeministri. Një prej çështjeve eshte ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, që aq shumë e joshi Ramën pak vite më parë. Por këtë ide, ajo e quajti “të tmerrshme” dhe një “aventurë të rrezikshme” duke vazhduar se “këto ide, të cilat më shumë se janë absurd dhe destabilizojnë rajonin, thjesht janë një shpërblim me territor për një shtet si Serbia, i cili ka kryer gjenocid”.

MiniShengeni Ballkanik si leverdi për Serbinë

Një tjetër temë në të cilin Osmani nxorri bllof Ramën ishte ajo për MiniShengenin Ballkanik. Dihet që për të promovuar këtë projekt, Rama nuk ka nguruar të sulmojë publikisht kryeministrat e Kosovës Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti. Por sipas Osmanit, Kosova aktualisht nuk ka asnjë dokument konkret në lidhje me këtë projekt.

“Ajo ç’ka do të kërkoj megjithatë si ushtruese e detyrës së Presidentes së Republikës dhe si Kryetar e Kuvendit, institucionit më të lartë përfaqësues në vend, është ta kemi dokumentin, sepse ne vetëm flasim dhe nuk kemi asnjë dokument rreth asaj se: Ç’ka është ky MiniShengen? Ç’ka është kjo inisiativë? Ç’ka përmban? Ajo që kemi dëgjuar nga media për MiniShengenin ka qenë në çështje që sipas vlerësimit tonë i shkojnë me leverdi Serbisë, sesa Kosovës dhe Shqipërisë.” u shpreh Osmani.

Presidentja në detyrë dhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dukej se i kishte të qarta idetë, para se të hyjë në godinën e kryeministrisë në Tiranë. Mbetet me dyshim, nëse do të ndryshojë diçka në qëndrimet e Ramës përkundrejt Beogradit, që shpesh kanë provokuar përplasje apo ndarje të paprecedenta mes tij dhe politikanëve të Kosovës.

Duke ditur këtë, do të quhej sukses për Vjosa Osmanin, nëse do të arrinte të provokonte tek Rama të njëjtën ndjeshmëri ndaj shqiptarëve të vrarë nga serbët në Kosovë, si ai që ka treguar mazhoranca socialiste ndaj hebrenjve të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.©Lapsi.al

27 Comments

  1. zoterinj gazetare te lapsit, deri pak kohesh kryeministrat Shqiptare ulnin koken para kryeministrave Serb e Greke e ceshtja e Kosoves dhe ceshtja Came as qe ngrihej ne diskutim. Rama nuk e ka diskutuar publikisht ne Beograd ceshtjen e Kosoves apo ne Athine ceshtjen Came se eshte patriot, patjeter per show e tij te perhershem e per tu dukur folklorik para shqiptareve te Kosoves (jo me kot beri dhe kthimin si triumfues nga Kosova). Por ama sduhet mohuar qe eshte i vetmi qe e ka bere dicka te tille

  2. Verte besoni se Edi Rama e ish komunistet ne Parlament kane ndjeshmeri per genocidin ndaj hebrejve? Thjesht solidaritetin e shqiptareve ndaj fatit te tmershem te hebrenjeve e ne radhe te pare te qeverise “Kislinge” te Shqiperise duan ta perdorin per perfitime e tyra pragmatiste. Haroheni se Kuvendi i Shqiperise me shumice socialiste do mari ndonje vendim ndaj genocidit Serb. Sa te jete Rama kryeminister kjo gje nuk ka per te ndodhur. Verte besoni se Rama ka ndjeshmeri nacionale per fatin e shqiptareve te ish jugosllavise? Zonja Vjosa ben mire qe i ben publike keto agjenda politike se te pakten e vendosin Ramen parpara opinjonit publik dhe e demaskojne si nje njeri qe eshte hipokrit dhe nje njeri qe e shef politiken jo ndaj ndjeshmerive te saj por si nje “Shou Men” qe do te perfitoje nga kjo. “Patriotizmi” i Rames eshte thjesht nje mjet per perfitim personal. Mos prisni hajer nga ky njeri.

  3. Si mundet rama me ba rezolut Kunden vllaut vuçiç a jeni ne vete te gjithe e dine doten e zgjatur per ndarjen e kosoves te klanit rama .vuçiç . thaçi. E saniçiçi baton

  4. Zonja Vjosa nje intelektuale e guximshme patriote qe e nderon kombin shqiptar nuk shitet e nuk blihet ne kurriz te interesave te kombit.Kosova dhe Shqiperia duhet te kene qendrim unik ne bisedimet nderkombetare per te ardhmen.Minishengeni nuk i sherben Kosoves as Shqiperise pasi Serbia nuk pranon qe Kosova te ftohet ne tryeze si shtet i pavarurpor si shtojce e Serbise kete duhet ta dije Rama qe bertet minishengeni minishengeni nese ai arrin ta ftoje Kosoven si vend sovran atehere ja vlen.Genocidi Serb eshte ushtruar per vite me radhe ne Kosove dhe jo vetem gjate luftes ai u pa gjate luftes sepse u monitorua nga nderkombetaret por genocidi eshte ushtruar plot 100 vjet ndaj popullit kosovar. Nuk presim ndonje reagim te parlamentit apo te qeverise pasi jane plotesisht ne sherbim te interesave Serbe ne rajon kjo verehet tek trau ne rrugen e kombit qe u vendos nga qeveria si kufi ne territorin tone natyrisht me pagese qe beri nje ndarje te popullit shqiptar ne ne levizjen e lire

  5. Zonja Vjosa nje politikane qe ne trojet shqiptare nuk ka td dyte. Eshte e vetmja qe i ka qendruar besnike, atyre qe i ka premtuar votuesve te saj, e vetmja qe e kundershtoj kryetarin mashtues te LDK, qe ashtu si komunistat e rilindur ne amoralitetin politik shqiptar, per interesat e tyre, jo vetem rrejne pa u skuqur, pa u zverdhur, por shesin jo vetem nene e babe, por edhe krejt interesat e atdheut tyre. I tille eshte social komunisti milloshevician Mustafa. Vjosa nuk eshte si keto “donikat apo rock staret” e Skenderbeut rilindas, te hypur mbi cartera, nderkohe qe shtetasit e ciflikut tij, nuk mund te blejne as nje gomar, qe t, u beje karshillek makinave luksoze te lukunise rilindase, nuk mund te ndertojne asnje stan, perball vilave, apartamenteve pa fund te sorrollistave te rilindjes. Te pakten Kosova ka Shprese, se ka dy simbole shqiptarie, qe populli i vlereson e mbeshtet, sepse jane te pa korruptueshem, VJOSA E ALBINI, sepse akoma qytetaria e kosoves nuk eshte pergjumur e reagon kunder korrupsionit e aveturierve politik qe bejne pazare ne kurriz shqiptarve per interesat e tyre te ngushta. Politikanet shqiptare kane frike prej ketyre dy emblemave shqiptare, qe pa tjeter do marrin ne dore ardhmerine e interesat kombetare, te orientuara drejt demokracive perendimore, per kundrejt ku e kane zhytur shqiperine, ne llumin korruptiv alla arabiko aziatik.

  6. Zonja Vjosa, z. Albin, z. Ramush &co… po na afrojne gjithnje dhe me shume me skenarin Palestinez. Ju dhane ne fillim Palestinezeve te krijoheshin 2 shtet Izraeli dhe Palestina me Jeruzalemin lindor: palestinezet jo se e duam te gjithe, pastaj i thane harrojeni Jeruzalemin lindor she mbajeni Gazen dhe rripin perendimor: jo palestinezet se duam dhe Jeruzalemin lindor. Tani as shtet asgje num do tju japin. I kane mbledh ne Gaza si ne nje geto te madhe dhe rrijne si lypsar kush do tu hedh ndonje lek per te paguar rrogat. Keta po e cojne Kosoven ne te njejtin skenar sepse filozofia eshte e njejte. Pretendime maximaliste kur ne fakt je i pafuqishem. Si themi ne “dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete”. Shpresoj qe te tille aventurier dhe populiste populli te mos i ndjek pas se do marrin veten dhe te gjithe ne ne qafe.

  7. Do ti rekomandoja Lapsit që të botojë të plotë fjalimin e shkëlqyer të zonjës Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës dhe presidente në detyrë, në Kuvendin e Shqipërisë, pa asnjë koment.
    Sejcili që e ka ndjekur ate dhe fjalën e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, mund të kuptojë kontrastin e madh të forcës së saj intelektuale, krahasuar me nivelin e Kuvendit tonë që nga kryetari i tij.

  8. Pu, pu, pu !
    Krahaso monologjet komike prej karagjozi të Edi Ramës në Kuvend, me kjartçsinë e mendimit e elokuencën e dinjitetin e Vjosa Osmanit.

  9. Sot VJOSA , FLAKADANIA SHQIPTARE E KOSOVES, me nje shqipe te rrjedhshme, i tregoj parlamentit shqiptar te frustuar nga kryetari de fakto qe i ka nen sundim, por ne kete rast nuk ishte aty, se cdo te thote te jesh politikan, se cdo te thote te jesh deputet, se cdo te thote te jesh president ne detyre. Aq me teper tregoj madheshtine, se cdo te thote te jesh zonje politikane me dinjitet, qe gjithcka e fitoj fale aftesise, ndershmerise e korrektesise para votuesve edhe me kosto nga kryetar prepotent i partise, e jo si pulat e politikes tone, ku gjithe bagazhin e tyre medioker e vene ne sherbim te nje qellimi te vetem, si ti bejne qejfin sulltanit tyre. Sot gjigantia e politikes se kosoves, i beri te qarte gjithe shqiptarve se sa liliput e mjeran jane politikanet e ekipi qeveritar shqiptar. RESPEKTE PA FUND, PER KETE DIVE SHQIPTARE.

  10. Rama eshte i lejuar te permende genocidin serb ne Kosove por nga aty ku mban vendin ne bisedimet per Mini Shengenin Ballkanik, pra nga poshte tavolines se Vucic.

  11. Kjo Vjosa osmani dhe Albin Kurti shkerdhehen me Saliun dhe Ilir mutin ndersa Edi Rames i kerkojne te miratoje rrezolute ne parlament.

  12. Vjosa Osmani eshte deri me tani politikanja me e mire dhe me korrekte qe ka nxjerre kombi shqiptar. Diskreditimi qe i ka bere kryeministrit dhe pseudoparlamentareve shqiptare sot, ishte i jashtezakonshem. Natyrisht qe ka ndonje si ai albi i ores 14:15 qe nuk e pelqen dhe bemat e familjareve te tij, ia ngarkon znj. Osmani, por natyrisht qenjet si puna e tij jane te pakta dhe as covidi nuk iu afrohet se nuk mund te perzjeje ARN me ADN e ndyre te ketyre qenjeve. Sot shqiptaret e Kosoves, por edhe ata te Shqiperise jane te qarte se kush eshte Edi Rama dhe shpura e tij lapangjoze. E kane te qarte se Rama per karriken e tij shet Kosoven dhe Shqiperine dhe se nuk eshte asgje me shume se nje sherbetor i Vuqiq dhe Erdoan. Nese eshte bere nje rezolute nga pseudoparlamenti shqiptar per holokaustin ndaj hebrenjve (pjese e te cileve eshte edhe mentori i Rames, G. Soros), gje qe eshte denuar 75 vite me pare ne procesin e Nurnbergut, nuk ka se si te mos behet sot per genocidin serb qe ka pesuar gjysma e kombit shqiptar. Mungesa e kesaj rezolute mund te shpjegohet vetem me faktin se Rames i intereson ta kete mire me ministrin e propagandes se Millosheviqit ndersa shqiptaret pak i interesojne. Albi, shko e bej ndonje gojore tani per dy qofte dhe nje birre prej atyre me te lorave

  13. O zonja vjollca po ketyre bythqirave dhe kurvave travestite i drejtohesh me kete fjalim?! Po keta jane kriminela moterqira pjella komuniste te incestit ne bunkeret me mut te enver pederastit. Te ka ik rruga dem. Duhet te vish njehere tjeter. Me shprese se kovidi do ti vdese ose termeti dhe kur te vijne njerez te rinj dhe persembari.
    Rrespekte.

  14. PER MOSPARAQITJE NE PARLAMENT SOT PALLOSHI DUHET TE KISHTE DHENE DORHEQJEN . KJO NA TURPERON TE GJITHEVE . KY IDIOT NUK KA PER TU BERE NJERI KURRE . KETE EDHE MAJMUNET DO TA PERZININ NGA KOPSHTI ZOOLOGJIK .

  15. Me shperfilljen qe Kryeministri me mandat, por jo i shqiptarve, i beri nje embleme intelektuale, Kryetares se Kuvendit Kosoves, e njekohesisht Presidente ne detyre, perkundrejt nderimit, peruljes deri ne perversitet me lule e ditirambe te VUCICIT, i cili ne asnje moment nuk kerkoj falje publike shqiptarve te dhunuar nga si, perderisa ka qene pjestar i ekipit te Milloshevicit ashtu dhe dashurine ne resorte ndaj Thacit, kjo trio e ndarjes se kosoves, duke i falur Serbise troje shqiptare, perben aktin me te rende te tradhtise kombetare sepse kombi eshte shume me i madh se shqiperia e hartes. Njekohesisht me injorancen me te madhe, si ne shekujt e mesjetes, duke mos pasur respekt per nje zonje drejtuese, sa sikur njemije rama te ishin, ne esence nuk do perbenit 10% te kapacitetit saj, tregon qarte faktin se Timonieri, po e con vendin mbrapsht, ne humbetirat e halucinacioneve te tij, i cili vetem shtetar e shqiptar nuk eshte. Kaq besoj se e kane kuptuar shqiptaret, kuptohet nuk behet fjale per lolot e konkubinat e tij te shushatur nga ajri qe ato thithin ne pallatin e endrrave duke shijuar korrupsionin, pazaret, poshterimin e qytetarve, por cilido qe e ndje vehten shqiptar, me gjak shqiptari ne deje, cilido intelektual i vertete, i ciles do shkalle, ciles do bindje e ideje, ciles do feje, se eshte koha qe ta denoje kete veprim e te bashkojne forcat per ta nxjerr vendin nga llumi ku e ka zhytur kjo klike rilindase, qe eshte jashte cdo morali majtas e djathtas, por do te mbytet ne marrezite e veta.

  16. BRAVO Z. OSMENI .Gomarit e Surelit e ke be me dhimbje koke. sufllqexhit e kan be blanin per 3 dite, e moren sufllaqin me mutè .

  17. Kosova nuk mund të ndihmohet në arenën ndërkombëtare nga një Shqipëri anti-Perëndimore dhe as nga figurat më anti-Perëndimore të Shqipërisë.

    Mençuria e Ibrahim Rugovës më 1996, ishte që u distancua nga Sali Berisha, pasi ky i fundit hyri në luftë me SHBA, dhe ai ruajti mbështetjen amerikane për Kosovën, duke mos e bërë pis me Shqipërinë.

    Sot Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duan të bëhen aleatë me Ilir Metën dhe Sali Berishën, që janë “dele e zezë” e Perëndimit në Shqipëri, dhe pastaj duan që po kjo Shqipëri anti-perëndimore, të ndihmojë Kosovën. Zoti i ndihmoftë ata dhe Kosovën, me këtë mendje që kanë.

    E njëjta gjë është dhe me retorikën boshe, që Parlamenti i Shqipërisë të dënojë krimet dhe genocidin serb në Kosovë. Kjo domethënë që Parlamenti jonë prej vitit 1991, nuk e paska dënuar genocidin serb dhe tani duhet ta kujtojë për këtë, Albin Kurti me Vjosa Osmanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu