• |
ide | kryesore

Babai i Klodian Rashës dhuron për bamirësi të gjitha paratë e mbledhura për të birin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Mes lotësh, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha, ka vendosur të dhurojë të gjitha paratë që i janë mbledhur pas vdekjes së të birit për kurimin e një vajze të vogël nga Shkupi që ka një sëmundje të rrallë.


“Ju falënderoj që ndatë dhimbjen bashkërisht për djalin tim. Dhimbja e djalit tim është dhimbja e gjithkujt, është fatkeqësi e rëndë, është një bombë që nuk përjetohet, por mua më ra për pjesë.


Mendova që pjesën time, për interesimin që bënë për djalin tim, që u munduan të ma lehtësonin dhimbjen, duke qenë se në shtëpinë time shumë njerëz kanë ardhur për të kontribuar për shpirtin e Klodianit, të mund t’ua kthej këtë në një gëzim.

Nuk mund të pranoj t’i fus në shtëpi ndihmat që na kanë dhënë për Klodianit, se ai çfarë pati e mori me vete. Të mundohemi të shërojmë një zemër nëne, një zemër prindi, një plagë.

Apeli im është mos lëndoni nëna, mos lëndoni zemra, mos merrni jetë. Duke falënderuar babain e artistit Noizy, kam vendosur t’ia dhuroj paratë vajzës, që po dergjet. Të gjitha ndihmat për Klodianin t’i kalojnë shërimit të asaj vajze. Zoti e shëroftë. Plagë të tilla mos përjetoftë askush”, – tha i ati i Klodianit.

9 Comments

      1. O TE QIFSHA ROPT MU NE GOJE O GJAK KURVE .
        JU KURVAT GREKOKUQALASHE DONI TE PERBALTNI KEDO.
        MUTIN TUJ DO HANI O PROSTITUTA

  1. I Lehte qofte dhue i djlait tend. Zoti te ndohmofte ty dhe familjen tende per kete gjest panvarsisht barres qe te ka rrene.

  2. Jetuam me dhimbjen Tuaj i Nderuar edhe pse nuk ishte brenda shtepijave tona, sinqerisht e perjetuam keq.Klodiani qofte ne jete te jeteve nen driten e Perendise. Me perulesi para Jush dhe familjes Tuaj, edhe pse dhimbja eshte tej se dhimbshmes ajo nuk mundi te mposhte fisnikerine Tuaj.

  3. E perjetuam me dhimbje fatkeqesine qe ju ndodhi ne familjen Tuaj i Nderuar edhe pse ishte jashte shtepive tona .Klodianit i qofte i lehte dheu (edhe pse nuk e meritonte kaq heret) dhe qofte ne jete te jeteve nen driten e Perendise.Dhimbja Juaj eshte pertej te dhimbshmes, por fisnikeria Juaj edhe ne keto momente tejet te veshtira qendroi mbi dhimbjen. Edhe njehere ngushellime dhe kurrajo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu