• |
ide | kryesore

Falsifikonin pasaportat, në pranga 2 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen se falsifikonin pasaportat dhe kartat e kreditit. Shtetasit L. S., 27 vjeç dhe R. H., 39 vjeç, banues në Kukës janë arrestuar ndërsa janë sekuestruar 1 automjet, 19 pasaporta, 23 karta identiteti dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme.

Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Policisë Kukës është ushtruar kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku përsëri janë gjetur letërnjoftime të tilla. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti “Ford Mustang”, pasaportat, kartat e identitetit dhe lejet e drejtimit të falsifikuara”, bën të ditur policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *