• |
ide | kryesore

Laboratorët i merr privati, në Spitalin e Durrësit “furtunë” largimesh nga puna

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Dhënia me koncesion te privati i laboratorëve të spitaleve shqiptare duket se po shkakton probleme të shumta në mes të bluzave të bardha. Të parët që protestuan kundër këtij koncesioni ishin punonjësit e laboratorëve të QSUT-së. Ata thanë se ky kalim u kishte vënë në pikëpyetje vendin e punës.


E njëjta situatë duket se po përsëritet edhe në Spitalin e Durrësit. Me një email drejtues të spitalit kanë vënë në dijeni stafin se laboratorët do të kalojnë te koncesionari. Ajo që e bën më të rëndë situatën është se aty po aplikohen ndërprerje kolektive të kontratës së punës, gjë që ligji e ndalon.


Autoritetet spitalore i kanë thirrur punonjësit këtë të premte dhe u kanë njoftuar ndërprerjen e kontratës së punës. Do të jetë në kompetencën e privatit që do të vendosë për punonjësit që do të mbajë. Ata e ngritën shqetësimin te lapsi.al dhe thanë se në këtë mënyrë humbasin edhe rritjen e pagës 40% që nis nga 1 janari.

Kontrata e partneritetit publik privat për shërbimin laboratorik të vendit u firmos nga qeveria shqiptare në prill 2019, pavarësisht protestave të dhjetëra mjekëve dhe laborantëve. Ajo parashikohet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 13 miliardë lekë ose rreth 104 milionë euro për 10 vitet e ardhshme.

Kontrata u fitua nga konsorciumi i kompanive Labopharma dhe AB Laboratory Solution B.V me përfitues fundor biznesmenin Janis Karathano si dhe kompania franceze Exalab –të cilat zotërojnë së bashku kompaninë koncesionare Laboratory Network. ©LAPSI.al

 

3 Comments

  1. Ne perpelitjet e fundit, klikat ne pushtet do te rrembejne gjithcka publike, duke e privatizuar por se kush i ka aksionet nuk e din njeri. Ky eshte motivi jetesor, qe qytetaret te ngrihen e ti thone stop grabitjes se jetes tyre nga ata qe erdhen e premtime e po ikin si kusare shtet grabites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu