• |
ide | kryesore

Meta: Ritmet e shpopullimit të Shqipërisë janë dramatike

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron në Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve, se tre dekada pas eksodit masiv në fillim të viteve ’90, ritmet e shpopullimit të Shqipërisë janë dramatike, duke dhënë si arsye standardet e përkeqësuara të qeverisjes.

Duke iu referuar të dhënave të Zyrës Europiane për Emigracionin, Kreu i Shtetit shkruan se 64% e emigrantëve ilegalë në Europë nga rajoni janë nga Shqipëria. Ai bën thirrje për reflektim me shpejtësi dhe për një bashkim të madh për t;i thënë ‘ndal’ shpopullimit. Koha për ristart, shkruan Meta.

“Shembja e diktaturës së egër në fillim të viteve 90-të provokoi një eksod masiv. Tre dekada pas atyre ngjarjeve tronditëse, ritmet e shpopullimit të Shqipërisë janë sërish dramatike sepse të gjitha standardet e qeverisjes në vend janë përkeqësuar.
Të dhënat zyrtare të Zyrës Europiane për Emigracionin bëjnë me dije se 64% të emigrantëve ilegalë në Europë, nga rajoni, janë nga Shqipëria.
Shumica e tyre janë të rinj, që sistemi aktual nuk i dëgjon, nuk i përfshin dhe nuk ju jep asnjë mundësi.

Vetëm në muajt e fundit, edhe për shkak të COVID-19, mbi 50 mijë qytetarë humbën vendet e punës dhe në mungesë të një shpresë edhe ata janë gati të largohen.
Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, risjell në vëmendje domosdoshmërinë për të reflektuar me shpejtësi, përgjegjshmëri dhe maturi për të ndalur këtë fatkeqësi kombëtare, që nuk duhet të vazhdojë as edhe një ditë më shumë.
Në emër të një kombi, që rrezikohet në ekzistencën e vet dhe që duhet të jetojë në trojet e veta ku flitet shqip, ku zemra rreh kuqezi dhe ku ka diell për të gjithë, është koha të bashkohemi të gjithë, brenda dhe jashtë Atdheut, për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË.
Të bashkohemi për familjet, që aq shumë e vuajnë ndarjen dhe vetminë!
Të bashkohemi për rininë, që zëri i saj të dëgjohet në Kuvend, Qeveri, Bashki dhe në çdo institucion vendimmarrës!
Të bashkohemi për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për mirëqenie, për cilësinë më të mirë të jetesës, për vende të reja pune, për rroga më të mira, për arsim e shëndetësinë e merituar, për të luftuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit, për drejtësi jo selektive, për rend e siguri dhe integrim europian”, shkruan Meta.



5 Comments

  1. Dite pas dite qe kalon perhere e me shume shprehja e fytyres se Ilirit te Cepanit tregon lodhje dhe plakje te parakoheshme, si dhe xhestet e tij jane te cakorduara.
    Mendoj se urgjent nevoitet te vizitohet ne nje mjek psikolog perpara se te beje budallakun e radhes.

  2. normal..esht largpames zoteria..mendon per delet qe do qeverisin femijet e ktyre bythqirave me ne krye Zahon

  3. Nje norme largpamesie:
    Katunar surrat parur
    Qytetar s’ke me u bo kurre
    Pac me n’ru ene shtate lekure.
    S.Daja

  4. Ti je nje nder arsyet kryesore. Qe kemi mare rruget.
    C eshte ky trap? Qe na ben te virgjerin.
    Ka 30 vjet ne llumin e politikes shqiptare.
    Dhe na shet dengla pafajsie.
    JE NJE NDER KRIMBAT E MUTIT TE POLITIKES SHQIPTARE.
    TI MBASE NUK NDIEN EREN E MUTIT SE ZVARRITESH NE MUT PER DIT.
    PO NE NA KENI KUNDERMUAR ME EREN TUAJ.
    ZHDUKUUUU O KRIMB.

  5. Kosova nuk mund të ndihmohet në arenën ndërkombëtare nga një Shqipëri anti-Perëndimore dhe as nga figurat më anti-Perëndimore të Shqipërisë.

    Mençuria e Ibrahim Rugovës më 1996, ishte që u distancua nga Sali Berisha, pasi ky i fundit hyri në luftë me SHBA, dhe ai ruajti mbështetjen amerikane për Kosovën, duke mos e bërë pis me Shqipërinë.

    Sot Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duan të bëhen aleatë me Ilir Metën dhe Sali Berishën, që janë “dele e zezë” e Perëndimit në Shqipëri, dhe pastaj duan që po kjo Shqipëri anti-perëndimore, të ndihmojë Kosovën. Zoti i ndihmoftë ata dhe Kosovën, me këtë mendje që kanë.

    E njëjta gjë është dhe me retorikën boshe, që Parlamenti i Shqipërisë të dënojë krimet dhe genocidin serb në Kosovë. Kjo domethënë që Parlamenti jonë prej vitit 1991, nuk e paska dënuar genocidin serb dhe tani duhet ta kujtojë për këtë, Albin Kurti me Vjosa Osmanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *