• |
ide | kryesore

Osmani nuk kursen lavdërimet për Bashën, ripërsërit kërkesën për Parlamentin shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vjosa Osmani fjalë të ngrohta për Lulzim Bashën. Nga konferenca e përbashkët për mediat në selinë blu, Presidentja në detyrë e Kosovës, falenderoi Bashën për “mikpritjen e ngrohtë” dhe mbështetjen e vazhdueshme që ai ka dhënë për Kosovën, pavarësisht postit publik që ka mbajtur.

“Ju falenderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimit tuaj të vazhdueshëm pavarësisht rolit që keni patur me institucionet e Kosovës. Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të kishte në asnjë moment asnjë keqkuptim, pasi nuk duhet të harrojmë që jemi të gjithë shqiptar.

Të punojmë bashkarisht që flamuri shqiptar dhe ai kosovar të valvitet në organizatat ndërkombëtare.” – u shpreh Vjosa Osmani.

Presidentja në detyrë e Kosovës kërkoi sërish miratimin e një rezolute që dënon genocidin serb.

“Kërkesa jonë që Shqipëria të dënojë gjenocidin serb është një kërkesë që duhet mbështetur pa ekuivokë dhe nuk duhet të hasë në pengesa. Falenderoj presidentin Meta dhe zotin Basha për mbështetjen e dhënë në këtë drejtim. Nuk ka asnjë pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

Ashtu siç vepruam me një zë në të kaluarën ashtu duhet të flasim dhe tani. Serbia dhe aleatët e saj sot po tentojnë ta shtrëmbërojnë të vërtetën dhe të ndryshojnë historinë.

Pa e njohur të vërtetën asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të ecë përpara” – u shpreh Osmani. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *