• |
ide | kryesore

Protesta që tronditi kastën e Tiranës

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Rama i krahasoi protestuesit me grupe terroriste. Tronditja qeveritare ishte kaq e madhe saqë rezultoi në dorëheqjen rrufe të ministrit të Brendshëm, si kurrë më parë në historinë tonë politike. Opozita, nga ana tjetër, u mek kaq shumë nga protesta, saqë mbeti pa fjalë dhe vepra. Përtej denoncimit rutinë të Edi Ramës, ajo as nuk e mbështeti dhe as nuk iu bashkëngjit revoltës publikisht. Madje, u sforcua të distancohej prej saj.

Të lemerisur me protestën ishin edhe analistët politikë të të gjitha tendencave. Nuk munguan etiketimet e të rinjve protestues si barbarë apo primitivë. Një nga analistët më seriozë të sferës sonë publike (të paktën për mendimin tim), Mustafa Nano (Lexo ketu), filloi të fliste për libanizmin e Shqipërisë, rrezikun e një lufte civile mes feve si në Liban.

Në pamje të parë, tronditja duket e çuditshme. Dhuna e famshme e protestuesve ishte minimale krahasuar me protesta të ngjashme në vendet e zhvilluara si SHBA. Në shumicën dërrmuese të rasteve, dhuna mbeti te djegia e kazanëve të plehrave, thyerja e disa xhamave apo prishja e disa tabelave.

Të kuptohemi: nuk po justifikoj dhe injoroj dhunën e protestuesve. Ama, frika që ajo shkaktoi ishte krejtësisht në shproporcion me realitetin e saj. Është e habitshme të shikosh terrorizëm apo fillimin e luftës civile ndërfetare te thyerja e disa xhamave dhe djegia e disa kazanëve plehrash. Sidomos po të kemi parasysh që protestat nuk ishin masive. Protestuesit ishin në qindra dhe jo në mijëra.

Ndaj, tronditja që shkaktoi protesta te sistemi ynë politik nuk e ka burimin as te masiviteti dhe as te niveli i dhunës. Është natyra antisistem e protestës që e tremb establishmentin tonë.

Me të drejtë, Andi Bushati (lexo ketu) vëren se është një protestë kundër të gjithëve, jo thjesht qeverisë. Në këtë aspekt, protesta është shpërthim kundër sistemit në tërësi. Ndaj trondit të gjithë aktorët që në mënyrë direkte apo indirekte, me apo pa ndërgjegje, e mbajnë sistemin aktual në këmbë.

Frika buron nga fakti që protesta del jashtë kanaleve dhe logjikës bipolare të sistemit tonë politik. Natyrisht, qeveria dhe analistët e saj përpiqen t’ia faturojë protestën opozitës, ndërsa opozita dhe Presidenti ia drejtojnë gishtin qeverisë. Por loja “e ka kush e ka” mes këtyre dy poleve nuk i fsheh dot dhe aq më pak u jep zgjidhje, shkaqeve reale të protestës.

Vrasja e Klodianit nuk është shkaku, por shkëndija e revoltës rinore. Shkaku është mungesa e shpresës, dinjitetit, frustrimi me mungesën e punësimit dhe zhvillimit socio-ekonimik, sidomos në zonat periferike, sidomos te të rinjtë. Ndaj, sot protestojnë adoleshentët dhe dje protestonin studentët.

Pandemia e Covid-19 i ka mbyllur Shqipërisë valvulën shkarkuese të tensionit social: emigrimin. Të rinjtë më parë nuk protestonin kaq shumë sepse emigronin. Sot, ata dalin në sheshet e Shqipërisë për të protestuar sepse nuk mund të dalin për të kërkuar punë në sheshet e Athinës apo Romës. Atë që emigrimi u jepte dje, ata po ia kërkojnë sot shtetit shqiptar.

Problemi është se qeveria mund t’i përgjigjet kollaj opozitës, por jo shoqërisë shqiptare.

Qeveria Rama ofron një standard qartësisht më të lartë se Basha, Berisha apo Meta, qoftë në menaxhim, në korrupsion apo sa u përket niveleve të dhunës policore. Asnjë nga skandalet e Ramës nuk tejkalon shpërthimin e Gërdecit, vrasjet e 21 janarit, dështimin e Bashës si kryebashkiak apo korrupsionin me zë e figurë të Metës.

Ama, standardi “Rama” mbetet shumë i ulët për shoqërinë dhe sidomos për të rinjtë shqiptarë. Është një qeverisje që nuk prodhon shpresë dhe zhvillim për të gjithë. Ndaj, Ramës i duhet patjetër një protestë opozitare, së cilës mund t’i përgjigjet lehtësisht.

Aq më pak mund t’i përgjigjet protestës opozita. Ajo nuk mund as të udhëheqë dhe as të frymëzojë protesta kundër dhunës policore, korrupsionit apo kapjes së shtetit nga oligarkët. Basha, Berisha dhe Meta ishin dhe mbeten burim dhe simbol i të gjitha këtyre fenomeneve. Ndaj opozita nuk arrin as të kanalizojë dhe as të përfaqësoje pakënaqësitë sociale dhe dëshpërimin e brezave të rinj.

Një opozitë e dështuar që nuk arrin të artikulojë protestën sociale trondit jo vetëm opozitarët Basha, Berisha dhe Meta, por edhe vetë Ramën dhe sistemin tonë politik. Opozita aktuale është burimi kryesor i legjitimimit të qeverisë aktuale. Shkatërrimi i saj e përball Ramën në mënyrë direkte me shoqërinë. Dhe kjo është një përballje shumë më e vështirë se me Lulin apo Metën.

Pa folur për një sërë analistësh dhe intelektualësh që jetojnë duke komentuar lojën “e ka kush e ka” mes pozitës dhe opozitës, duke injoruar problemet reale dhe strukturore të shoqërisë shqiptare. Për të gjithë këtë klasë intelektualësh, protestat janë të sikletshme dhe të palexueshme sepse dalin jashtë logjikës bipolare pozitë – opozitë. Ato burojnë nga faktorë socialë strukturorë, që fatkeqësisht injorohen nga analistët dhe studiohen pak nga akademikët tanë.

Ja pse disa protesta të vogla jo shumë të dhunshme tronditin të gjithë. Ato janë krisje që na tregojnë sa i brishtë është sistemi ynë politik. Kapaciteti i këtij sistemi për ta kanalizuar dhe kontrolluar protestën sociale nëpërmjet logjikës bipolare pozitëopozitë ka arritur në limit. Ndaj, rebelimi i disa adoleshentëve të periferisë i tronditi burrat e politikës dhe medias shqiptare.

BLENDI KAJSIU



20 Comments

  1. Ky user 2 më duket se është Bledi Kasmi dhe shkruan: …….”Qeveria Rama ofron një standard qartësisht më të lartë se Basha, Berisha apo Meta, qoftë në menaxhim, në korrupsion apo sa u përket niveleve të dhunës policore. Asnjë nga skandalet e Ramës nuk tejkalon shpërthimin e Gërdecit, vrasjet e 21 janarit, dështimin e Bashës si kryebashkiak apo korrupsionin me zë e figurë të Metës.”…..

    A megjithëmend e ka shkruar këtë, apo është ndonjë lapsus i kompjuterit!!!!!

    1. ky nuk esht sistem politik por kompani politike biznesi qe duhet zhdukur nje ore e me pare si galgrena kombit shqiptar ne nuk kemi nevoj per te tilla kompani biznesi politika te tilla njerz te tille nese shqiperin ,deshiron ta bej dikush ate e ben vetem e verteta me perfaqsuesit e vlerave ato bejne organizimin e jetes te standartizuar si thot i malli zot ku taksat nuk do ishin me shum se 2,5,perqin ne 1 milion,fitim,nuk do kishte parti klas politike me grupe hajdutesh por nje ullheqes te drejte ,dhe tjeret sipas nevojes dhe populli do ti perballonte ato taksa keto po shkojn drejt fundit te turpeshem mbasi kan fut hundet ku sju takon dhe kan marr ate qe su perket,kan marr pergjegjsi pa i justifikuar kur ku tashme do tuu kthehen padyshim ne llogari ,duke mbaruar keshtu lle fundi mizoris ne ket vend ,koha do plotsojn kuptimin,,mbasi ,I MALLI ZOT ,E TREGOJ VIJIMIN SI PER TE MIREN SI PER TE KEQEN NE ULLIZIMIN HYJNORE,KUSH KA MEND PENDOHET DHE I KTHEHET ATIJE NJERZVE JU KTHEN HAKUN ZOTIN E GJEN TE MESHIRSHEM FALES

    2. Per kokrren e Kajsiut te kanabizosh vendin, te shkaterrosh pushtetin gjyqesor dhe te synosh ta kapesh ate fillimisht tek organi i akuzes e me pas tek gjykatat, te shperdorosh taksat dhe pasurite publike duke i ndare ato me shoket apo ciraket e tu te ashtequajtur oligarke nuk perbejne skandale me te medha se 21 janari apo Gerdeci apo nje rast korrupsioni 700 mije eurosh. Me fal Kajsi por nqs ka proteste dhe dhune ka edhe sepse ti tall loqen me bet 5mijsh me nje lexuexs me llogjike minimale.

  2. Blendi Kajsiu eshte nje palaco qe nuk meriton hapesire as te Lapsi e as diku tjeter. Nje hic njeri qe ka qene qesharak qe nga femijeria. Flasin parate e Sorosit ne fakt jo qesharaku Kajsiu. Bente si neo-liberal dikur me ate grupin e neo-liberaleve qe ju ngjiten PD-se, pastaj kur s’i doli gje aty, filloi te bente si i majte, per rritjen e rolit te shtetit ?

    Po cfare standardi me te larte ka Rama o qesharak?

    Standard kanabizimi total te Shqiperise?

    Standard te ministrit te brendshem trafikant droge?

    Standard te aeroplaneve te droges?

    Standard te mbushjes se parlamentit e bashkive me kriminele?

    Standard te fshehjes se urdher-arrestit te interpolit per Mark Frrokun?

    Standard per vjedhjet kolosale me ppp e koncesione?

    Standard te berjes se gardistit te 21 janarit kryetar te ps e kryetar bashkie?

    Standard te berjes se kolalicion per te ardhur ne pushtet me meten te zene ne korrupsion “me ze e figure”?

    Standard te deshtimit ne gjitha aspektet e qeverisjes, pasi nuk mund ti permendesh nje pune qe ka bere kjo qeveri?

    Palaco!

  3. Tipa si ky mundohen t’i imponohen njerëzve. Ose ka qenë i pirë ose bythlepirja ndaj pushtetit shkon aq larg saqe dhe vetë nuk e kuptojnë sesa të pështirë bëhen.

  4. E lexova dhe po mendoja qe relativizimi i korrupsionit dhe kriminalizimit te qeverise Rama mund te vije vetem nga nje njeri qe jeton ne vende si fjala vjen Medellin, Kolumbi. Pastaj bera nje kerkim ne google nga ku rezulton qe autori realisht jeton dhe punon ne Medellin, nje nga kryeqytetet kryesore te krimit me te cilin fale qeverise kemi shtuar shkembimet ekonomike, kulturore, shkencore etj.

  5. Nga foto duket si pederast, nga shkrimi u sigurova se nuk e kam pasë gabim përshtypjen nga fotoja.

  6. Standart i larte quhet kanabizimi?! Apo Pjesemarrja e ministrit te brendshem ne trafikun e droges?! Sigurisht nuk mund te thuash se qeverisja e PD-se ishte e mkire ose ajo qe duhej por ka disa statistika qe thone dicka. Me qeverisjen e PS-se eshte rritur jashtezakonisht emigracioni. Si e shpjegon kete Kajsiu? Po ashtu kritikon Bashen per kohen kur ishte kryetar bashkie. Prape kritikat mund te qendrojne. Nuk eshte se Basha beri kushedi cfare por nuk dha leje ndertimi per kulla pa fund si lali Plehri. Te jemi realiste ,asnje qeveritar nuk merr note kaluese ,asnje. Por te thuash se qeverisja socialiste ka standart me te larte se paraardhesja eshte nje idiotizem me brire ose nje bythlepirje e papare. Te them te verteten nuk e prisja nga Kajsiu kete. Zhgenjim.

  7. Shkrim absurd. Relativizon ne menyre perverse te gjitha skandalet e kesaj qeverisje.
    Autori thote qe eshte vleresues i Muc Nanos, si nje nga analistet me serioze. Ha, ha, ha. Cfare injorance!!!

  8. Realisht, asnjë qeveri nuk ka anuluar kontratat juridike, si Berisha e si Rama.

    Premtimi i sotëm i Lulzim Bashës është vetëm propagandë, që edhe nëse fiton zgjedhjet do të justifikohet duke thënë se nuk mund ta anulojë ngaqë rrezikon arbitrazhin.

    Maksimumi që mund të bëjë është ndonjë dredhi që me negocim të ulë pagesën, duke e bërë që një pjesë t’ia japë ‘cash’ kompanisë nga buxheti i shtetit, siç ka bërë edhe Rama.Shpellkaret nuk e kuptojn dot ate qe kajsiu shpreh sepse jane tifoze partish te qelbura pranojne me mire llucin e partive se lirine individuale,Derrat pelqejne Llucin o shpellkare te cecenit salih

    1. Basha ka premtuar ligjin antimafia , te cilin asnje qeveri e meparshme nuk e ka zbatuar. Me vullnet te mire politik ky ligj nuk ka perse te mos miratohet dhe me pas shume kontrata koncesionare te fituara dukshem ne menyre klienteliste dhe ne absurd ligjor nuk ka perse te mos anullohen. Kriminalizimi i hapur i ekonomise dhe politikes nga Rama e ben akoma me te lehte dhe me te mundur ligjin antimafia dhe zbatimin e tij. Ky ligj veshtire se mund te jete i kontestueshem nga Strasburgu dhe Kimetja do ta kete te veshtire ta kontestoje vec nqs bie ne inkoherence totale me cfare ka thene deri me sot.

  9. Per kete Kajsiun kam pasur dikur nje si fije respekti por me kete shkrim me zhgenjeu shume. Mund te merresh me opoziten pak qe eshte e qullet, qe ben opozite Europiane ne nje vend gjysem-lindore. Qe sillen si hollandeze ne nje vend gjysem-komunist. . . Por te thuash qe kjo qeverisje ka nje stad me te lart sesa e shkuara, Ja ke fut kot Plako?

    Me te vertet Ilir Meta u kap ne video per 700 mije euro qe do ia jepnin per bakshish Por kjo eshte e pallogaritshme p.sh me 650 Milion euro PPP vetem nga Ilir Beqa apo 104 milion euro qe do i paguhen Bechetit, per tekat e ketyre. Nuk po flas per keto 7.5 Milard euro borxh qe jane marr nga qeveria ne emer te shqiptareve !!!

    Ky eshte standart me i madh… sa kane marr te gjithe te tjeter borxh, i ka marr vetem RAMA. Edhe nuk po shikojm asnje veper nivel Rruge e Kombit…

    Skandalet jane sa nje liste e gjate edhe e thell sa shume here me keq sesa paradhesit. Edhe kete rinia e kupton. . . por se kupton dot ti nga Medelini. Ndoshta ke sindromen e shqiptarit emigrant… qe fotografon castin e fundit kur e le Shqiperin. Dhe me te ne mendjen iken ne emigrim, kujton se ketu nuk ka ndryshuar asnje gje, As per mire e As per keq.

    Ke ikur me iden qe Berisha ishte i keq, e la vendin ne zie etj etj etj dhe se ke iden se ca po ndodh tani.

    O Kajsi, edhe ju o dardha e moll si pune ketij… KETU ESHTE SHITUR E ARDHMJA ! nuk vetem eshte problem qe mori Ilir Meta 700k Euro asaj ja gje zgjidhjen, e heq Mete, dil ne protest, votoje kudner zgjdehjet e ardhshme etj etj.

    Po çfare zgjidhje ti japesh:

    Traut te Rruges se kombit? 450 Milion euro ke Kastrati per 35 vjet.

    120 Milion euro Vilam Nushi 12 vjet Check Up.

    125 Milion euro Sterilizimi per 15 vjet

    104 Milion euro Beccheti

    etj etj….

    Keto nuk i heq dot me vote…Edhe te rinjt e dine qe ato do paguhen nga ato. Dmth jane NUL ne vendimarrje, thejshte nje ‘Zero’.

    p.s edhe pse mendon qe e ka propaganden shume te zhvilluar (qe realisht e ka ne krahasim me kundershtater politik) Rilindja nuk e ndal dot lumin e informacionit.

    KAJSI nderro fotografin qe ke marr me vete kur ke ikur nga Shqiperia. SHOQERIA KETU KA NDRYSHUAR !…

  10. Por le të kthehemi tek ata që mendojnë se Vjosa ka fyer Tiranën zyrtare dhe ndaj e kemi kritikuar. Vjosa ka fyer pa të drejtë shtetin shqiptar, duke gënjyer për faktet.

    Personalisht Vjosa nuk ka fyer qeverinë aktuale, as Edi Ramën. Vjosa ka fyer Sali Berishën dhe Ilir Metën, që kanë qenë në pushtet prej vitit 1991 deri në vitin 2000, kur është çliruar Kosova prej Serbisë.

    Kërkesa e saj që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të dënojë genocidin serb në Kosovë, është një fyerje e ndyrë ndaj shtetit shqiptar, Parlamentit shqiptar të Sali Berishës deri më 1997 dhe atë të socialistëve Nano- Majko- Meta deri në vitin 2000, të cilët kanë miratuar 15 rezoluta për Kosovën deri në vitin 2000.

  11. opozita dhe mediat afër saj kanë trajtuar faktin që Greqia do zgjerohet me 12 milje në detin Jon si rrezik që po i kanoset Shqipërisë. Mbi këte argument, kanë sulmuar me tej kryeministrin Rama.

    Por si është e vërteta e thjeshtë e kësaj historie?

    Fakti është se Konventa është shumë e qartë dhe historia dihet botërisht: Ku ka mbi 24 milje, palët zgjerohen nga 12 milje secila. Ndërsa ku ka më pak se 24 milje, ose negociohet ose shkohet ne Gjykatë Nderkombetare. Shqipqria dhe Greqia kanë negociuar përmes Saliut dhe Lulit ku dhe falën detin. Partia Socialiste dhe Edi Rama e çuan në Kushtetuese e cila e rrëzoi marrëveshjen e Berisha-Basha, pasi këta (që sot sulmojnë) kishin bërë në fakt tradhëti kombëtare. Në 20 tetor, gjatë takimit me Edi Ramën, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pohoi se çështja e detit Shqipëri-Greqi do të shkojë në Gjykatën e Hagës për të marrë një zgjidhje.

  12. pirdh pirdh….,Prandaj na mbyllen sërish në shpi që në orën 8 edhe për festa se u tronditen shumë nga protesta. a nuk ishin kufizimet dhe ora policore që çoi në ngjarjen tragjike, apo kur bëjmë analiza harrojmë thelbin e çështjes dhe sërish nënshtrohemi nga një status fcb-je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *