• |
ide | kryesore

Rasti i Klodian Rashës/ Rama vlerëson Ardi Veliun: Ka bërë një punë të jashtëzakonshme në zbardhjen e ngjarjes

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama u ndal sërish te protesta kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia, duke thënë se tashmë ngjarja është zbardhur.

Rama bëri dhe një falënderim të veçantë për kreun e SHÇBA, Muhamed Rrumbullaku, dhe kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, teksa tha se ata bënë një punë të jashtëzakonshme në zbardhjen e ngjarjes sa më shpejt dhe të vërtetë.

“Në këtë rast duhet arsyetuar duke u bazuar te faktet, pa i përfshirë emocionet. Djali u vra në rrethana, të cilat tanimë janë zbardhur. Nuk kanë kaluar një muaj apo shtatë vjet, por vetëm pak ditë. Reagimi ndaj kësaj ngjarjeje nga ana e Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe strukturave të tjera nuk ka asnjë krahasim për mirë me reagime të ngjashme për vrasje të caktuara. Sot në Shqipëri ka akoma të vrarë që kërkojnë drejtësi, madje mes tyre ka dhe të vrarë, vrasja e të cilëve është kthyer në film, për të cilët është arritur të manipulohen provat. Nuk janë ngjarje të para 100 vitesh, por të bashkëkohësisë sonë. Qeveria ka vendosur t’i japë një pension të veçantë familjes, që është një akt përgjegjësie, akt i marrjes pjesë në dhimbjen e familjes. Ai është vrarë aksidentalisht nga punonjësi i policisë, ndaj po merr pension të veçantë. Pa shkuar te dorëheqja e ministrit të Brendshëm, të cilit i shpreh respektin dhe mirënjohjen për këtë leksion në kryerjen e detyrës, si pjesë të detyrës, të kuptimit të thellë të kësaj detyre. Jemi në kushtet kur asnjë krahasim me të shkuarën nuk është i mundshëm, por sfida jonë është me të ardhmen dhe në të ardhmen ka shumë për të bërë akoma. Kjo që ndodhi ishte një rrufe në qiell të pastër, për shkak të skajshmërisë në ushtrimin brutal të forcës, gjë që s’ka ndodhur më parë, por nuk duhet të mbetet pa një reflektim për gjithë sistemin e organizimit të Shqiponjave.

Nuk është nevoja të ndodhë prapë, dhe mos ndodhtë kurrë më, dhe nuk është nevoja të jetë kaq ekstreme ngjarja, por duhet të vlejë për të analizuar në të gjitha nivelet tekniko-profesionale shkallën e gatishmërisë së trupave që janë në atë zinxhir. Nivelin e trajnimit të tyre, cilësinë e trajnuesve të tyre, procesin e trajnimit. Nuk duhet të gënjejë mendja askënd që kjo është një betejë e fituar. Nuk është më përjashtim kur nuk të ndodh, është përjashtim kur të ndodh, por nuk është një përjashtim i pandjeshëm për qytetarët. Të gjitha këto duhen parë me vëmendje, sepse ajo që ndodhi nuk e kthen më në jetë Klodianin, sikur ne të gjithë bashkë të jemi të gatshëm të japim edhe jetën tonë, por ajo që ndodhi duhet të shërbejë jo që kurrë më të mos ndodhi të tilla tragjedi, por që shumë më pak të ndodhin edhe nga ato që nuk janë tragjedi, por drama qytetarësh, drama të evitueshme, në raport me shërbimin nga ana e policisë. Dua t’i shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë drejtuesit të SHCBA për rastin konkret. Historia e tij dihet, është një nga oficerët veteranë të Policisë së Shtetit, që ka treguar se i shërben shtetit dhe ligjit. Ka lehtësuar jashtëzakonisht shtetin nga baza e dyshimeve për moszbardhjen si duhet të ngjarjes, që sot nuk është më një çështje midis kush e thotë më bukur versionin e vet, por ngjarja është shumë e qartë dhe kjo është meritë e kreut të SHCBA dhe gjithë ekipit të tij. Por, është një meritë edhe e drejtorit të Policisë së Shtetit për integritetin dhe respektimin e procedurave për zbardhjen e të vërtetës sa më parë dhe me drejtësi”, deklaroi kryeministri.



8 Comments

  1. Rama, i pabesueshem, i genjeshtar dhe demagog i pandreqshem. Ai policet i masakroi ne 21 Janar si opozitar dhe tani si pushtetar po masakron qytetaret. Kjo eshte e verteta dhe gjithcka tjeter eshte mashtrim i peshtire.

    1. Cka terheq vemendjen dhe duket disi shqetesuese ne deklarimet e kryeministrit dhe tespektivisht ministrave:
      – Kryeministri deklaron se do te kishte protestuar edhe vete, nese nuk do te ishte ne poziten qe ka. Se pari, nuk ka asnje ndalim per te qe te protestoje. Dhe se dyti, ai nuk tregoi se ndaj kujt ose kunder cfare do protestonte: Policise, Ministrit te Brendshem apo Qeverise e Kryeministrit,  pra per politikat e gabuara ose mos ushteimin e detyrave qe kushtetuta dhe ligji u atribuon ketyre autoriteteve. Kuptohet nje deklarim i tille eshte demagonje dhe mungese e theksuar pergjegjshmerie.
      – Kryeministri deklaroi mbi hetimin ndaj “repartit Shqiponja”. Eshte strukture, hallke policore dhebjo repart. Reparti zakonisht i rezervohet strukturave ushtarake.
      – Kryeministri “koorigjon” ish ministrin lidhur me deshiren ose jo te ministrit. Se pari, jo etike dhe ofenduese per cildo pjese e kabinetit te nje qeverie. Se dyti, deshmues i faktit qe nje vendimmarrje e tille e Kryeministrit, per caktimin e nje ministri te ri as konceptohet apo permban vullnetin e diskutimit paraprak me estabilishmentin politik ne pushtet dhe vete personin qe do te caktohet.
      – Kryeministri deklaron se “merita” e zbardhjes se ngjarjes i takon drejtoreve te SHCBA dhe Policise si dhe Ministrit. Me e pakta eshte lajthitje dhe me e shumta nje taktike politike per te treguar mbeshtetjen preferenciale. Ne rast te kryerjes se nje krimi, eshte detyre e policise gjyqesore dhe prokurorit te hetoje ngjarjen. Dhe ketu nuk duket te kete vend per “merita” por zbatim ligji. Dyshoj qe kompetencat e policise gjyqesore te jene kryer nga dy drejtoret. Se pari, ai i SHCBA , pasiqe ajo kryhet nga sektori perkates dhe punonjesit perkates. Qe edhe neneshkruajne procesverbalet. Se dyti, ai i policise as qe lejohet te nderhyje ne nje hetim te tille, pasi ka konflikt interesi dhe eshte ne pozite te ndryshme te procedimit penal.
      – Kryeministri deklaron se “urdherat e policise zbatohen dhe nuk diskutohen”. Kjo eshte per te vene duart ne koke. Pasiqe eshte nje shprehje qe karakterizonte hirearkine e urdherit ne forcat e armatosura ne kohen e komunizmit. Dhe te evokohet nga nje kryeminister i nje vendi te NATO??? Tragjedi! Duhet dikush ti mesoje se ne nje vend demokratik urdherat nuk zbatohen, jo ato te policise, por te ushtrise e me radhe nese jane haptazi ne kundershtim me kushtetuten dhe ligjin. Kjo eshte nje tregues qe ti mesosh nje mesuesi vizatimi ligjin eshte si te fusesh gamilen ne koken e gjilperes!
      – Ministri i ri ben paralelizime me “dramaturgjine”, si lloj, zhaner i teatrit dhe aktrimit. Nje tregues se pari i mungeses se njohurive per detyren qe do te kryeje dhe se dyti i perceptimit mbi detyren: thjesht aktrim. Kjo eshte teresisht absurde dhe per me teper deshmues se pritshmerite e publikut as qe do merren ne konsiderate.
      – Lidhur me perceptimin ndaj “ministrit dhe ministrise”. Perceptimi vjen si rezultat i veprimtarise se ministrave ne detyre dhe politikave te tyre te deshtuara. Per me teper, tregues jo vetem i faktit te mos njohjes se ligjeve perkatese dhe pergjegjesive qe u ngarkohen por edhe deshtimit per te kryer detyren sipas ligjit. Sipas ligjit, ka nje raport ndermjet Ministrit, dhe jo ministrise, me Policine dhe Drejtuesin e saj. Ministri i ri ben mire te lexoje dhe mesoje ligjin.
      Ne deklarimet e pafundme rrush e kumbulla te bera, te tipit te skecit “tju tregoj per Belulin” ka plot e plot cudira e marrezira aq sa te keputet shpirti kur mendon se kush na perfaqeson e udheheq.

  2. Kryemuti Rama vazhdon me versionin e tij :”Vrasje aksidentale”=Mashtrim,mbulim,fshehje,tjetersim faktesh.
    Dhe vazhdon me :”Rrufe ne qiell te paster”….Hahaha…..Edhe ku n’Shqipni…A ka lan kund qiell te paster ridhjerja.
    Lavde A.Veliut,qe manipuloi per rreth 5 ore,mbas vrasjes, provat e krimit.Dhe ashtu do t’vazhdonte mashtrimi po t’mos fillonte protesta.
    Kjo asht policia qe don Edmut Rama….

  3. Merite kryepolici, merite ish ministri, merite kryeministri, po protestat (e para e ketij lloji me sa di un) kane ndonje merite per gjithe kete pune qe kryen keta qorrat ne kohe rekord?

  4. TALL KARIN O TE QIFSHA ROPT TALL KUR JE GJETYR KETE POPULL TE TREDHUR DHE SERVIL . QIJI EDHE NE BYTHE E GOJE SE E MERITOJNE KURVAT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *