• |
ide | kryesore

Video e dërguar nga fansi i kujton Bebe Rexha-s dasmat shqiptare(VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga emision për “Glamour”.

Bebe ka ndjekur të gjitha versionet e realizuara nga fansat  duke performuar këngët e saj.“I’m a mess”, “Say my name”, “In the name of love”, “Last Hurrah” dhe “Baby, I;m Jealous” ishin disa nga këngët që ndjekësit i kishin dërguar.Bebe u  shpreh se të gjitha videot ishin të bukura, sidomos një video e dërguar nga një fans nga Jordania, i quajtur Abdullah Ghannam.

Ai kishte realizuar  këngën e saj “Say my name” me tarabuka, gjë që i pëlqeu shumë këngëtares.Në momentin që ajo dëgjoi këtë version, Bebe filloi të kërcejë  duke treguar se ky interpretim i kujtonte dasmat shqiptare.“Është sikur stil shqiptar, unë jam shqiptare dhe në bëjmë dasma të tipi ‘Opa, op op’. Ne Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Ishte vërtet ndryshe dhe unë e pëlqeva këtë”,u shpreh Rexha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *