• |
ide | kryesore

Dëmtimi i Ibrahimovic vishet me mister: 2020 mbyllet me kaq, suedezi në rrezik edhe për Juven

-Instant, Sport



Milan humbet përsëri Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez, që shpresonte rikthimin të dielën kundër Sassuolos, pas dëmtimit të bicepsit femoral të kofshës së majtë të pësuar në 22 nëntor në Napoli, ka ndjerë dhimbje në pulpën e majtë në fund të seancës stërvitore të djeshme. Rezonanca magnetike ka evidentuar një sufuzion hemorragjik në kontekstin e muskujve të soleut. Një tjetër kontroll do të bëhet jo më parë se 10 ditësh.

Një tjetër ndalesë, e papritur, për Ibra që në planet e Piolit të paktën duhet të ishte në pankinë, pas gati një muaji mungesë. Por një tjetër shqetësim muskular, këtë herë në pulpën e majtë, do ta detyrojë suedezin të paraprijë pushimet e fundvitit, duke qenë se 2020 e tij mbyllet këtu. Djalli, kështu, duhet të bëjë pa kampionin e tij në dy ndeshjet e fundit të vitit, të dielën kundër Sassuolos e të mërkurën me Lazion. Në këtë pikë shpresa është që 39 vjecari të mund të kthehet në 3 janar kundër Beneventos ose maksimumi në super-sfidën me Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *