• |
ide | kryesore

Ditën që Bielsa zbuloi Messin…në video: “Ma tregoni tani me shpejtësi normale!”

-Instant, Sport



Historia e Lionel Messi është e njohur për të gjithë. Argjentinasi ishte i destinuar të bëhej i madh e në Rosario, edhe në mesin e viteve 90 shumë i dinin emrin. Qarkullonte fjala se ishte një djalosh që mund të pasonte Maradonën. Kjo nuk ishte dicka e zakonshme, sepse po flisnin për një fëmijë që ishte larguar nga Argjentina që 10 vjec, duke bërë që të ishte befasi për shumë të tjerë, sic rrëfehet në librin “Messi, një gjeni i pakompletuar”, të gazetarit Ariel Senosian, që tregon shumë histori për numrin 10 të Barcelonës e Albiceleste.

Si ajo që përshkruan impaktin e parë të Marcelo Bielsas me Pleshtin. E të mendosh që ishin të dy nga Rosario, e ndoshta El Loco duhet ta dinte kush ishte djaloshi që e përdorte topin si askush. Por kur asistenti i tij Claudio Vivas i tregoi, atëherë trajnerit të Argjentinës, disa video të Messi me të rinjtë e Barças, komenti i teknikut është fantastik. “Po, por ma tregoni tani me shpejtësi normale”. Që tregon qartë se edhe Bielsa nuk mund ti besonte aftësitë e tij.

E duhej konfirmimi i Vivas për të bindur El Locon. “Marcelo, është me shpetësi normale, luan kështu shpejt vetë”. Një befasi për teknikun e kombëtares, por edhe për të tjerët, duke qenë se as seleksionuesi i under-17 Tocalli nuk e kishte idenë dhe mori informacion nga argjentinasit që luanin në Spanjë, që kishin dëgjuar por nuk e kishin parë kurrë të luante: “Jam një budalla, një budalla. Por nuk është askush të më ndihmojë, si ka mundësi që për një si të tillë duhet të më sinjalizojnë nga jashtë?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *