• |
ide | kryesore

Duka sulmon Ramën nga Asamblea: “Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit më e turpshmja e 30 viteve të fundit”

-Instant, F1, Sport



Asambela e Përgjithshme e jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit mes gjithë vendimeve të marra, ka qenë rasti për ti kujtuar Qeverisë injorimin dredharak që i bëri kërkesave të Ligës së Futbollit, duke i bërë të ndërprisnin bojkotin me premtimin se kërkesat e tyre do të plotësoheshin menjëherë, gjë që në fakt nuk ka ndodhur: “FSHF ka bërë detyrën ndaj familjes së futbollit sa i takon bojkotit. Kemi marrë një premtim pozitiv nga Qeveria. E deklaroj publikisht se miratimi i Ligjit të Sponsorizimeve sipas propozimit tonë do bëjë të funksionojë sportin dhe do hapë faqe të re për këtë. Në pak vjet sporti do kthehet në ekonomi të fortë që gjeneron të ardhura dhe jo në një lypsar të rëndomtë që shtrin dorën për të mbijetuar” shpjegoi Duka, që rriti dozën e sulmit.

“Nuk kërkojmë lëmoshë por atë që na takon, ne dhe gjithë fëmijëve në Shqipëri. Futbolli kontribuon me rreth 45 milion euro në ekonomi. Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme dhe më e turpshmja e 30 viteve të fundit. MAS i Qeverisë Rama e theu rekordin e MTKRS të asaj paraardhëse, me dy gërma më pak e shumë kilometra diferentizëm më shumë”, akuzoi numri 1 i futbollit shqiptar.

Në këtë asamble u bënë edhe disa ndryshime në statut. Duke u nisur nga fakti që FSHF tashmë ka një seli të re dhe adresë të re të saj, atëherë nevojitej edhe ndryshimi në statut. Gjithashtu, me shtimin e kampionateve amatore, do të duhet të shtohen në organigramën e aktiviteteve të FSHF-së. Krahas pasqyrës vjetore financiare, një nga çështjet që u diskutua dhe kalua për miratim ishte edhe shkrirja e Komisionit të Disiplinës dhe atij të Etikës në një të vetëm, sipas modelit të UEFA-s apo FIFA-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *