• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i efektivit Xhulio Prela, dy persona shpallen në kërkim ndërkombëtar

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e 26-vjeçarit, Xhulio Prela në datën 5 dhjetor në superstradën Lezhë-Laç. Grupi hetimor ka arritur të zbardhë detaje të rëndësishme që kanë çuar deri në emrat e personave.

Deri tani dyshimet janë se ka pasur konflikt të çastit midis viktimës Xhulio Prela dhe autorëve të ngjarjes. 26-vjeçari po kthehej nga Shkodra në orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *