• |
ide | kryesore

Foto/ Erjona Sulejmani lë pas shpine edhe të… shkuarën: mesazh për Dzemailin?!

-Instant, Sport



Erjona Sulejmani ka dhënë një mesazh shprese, sidomos pas një vitit si ai 2020 të vështirë për të gjithë, në Instagram. Vetëm se në këtë rast e kaluara, mund ti referohet edhe martesës së saj me futbollistin shqiptar të kombëtares së Zvicrës Blerim Dzemaili: “E kaluara është lënë tani pas shpine, mëso nga ajo që ndodhi. E ardhmja është përpara teje, përgatitu. E tashmja është këtu, duhet ta jetosh”.

Modelja shkodrane e njohur për martesën e saj me Dzemailin ka dhënë edhe më parë mesazhe shigjetuese për ish-bashkëshortin e saj: “Nëse do takoja dikë që ti shtonte dicka të vërtetë jetës sime atëherë do ta merrja në konsideratë, përndryshe jam mirë kështu, madje më mirë se më parë” i ka thënë shqiptarja ndjekësve në Instagram, pak kohë më parë.

Duke qenë se nuk është hera e parë që Erjona godet me fjalë periudhën e bashkëjetesës me futbollistin, apo edhe vetë raportin me Dzemailin, kjo dalje e fundit e shkodranes, është konsideruar si një tjetër shigjetë ndaj kosovarit, edhe pse lidhja e tyre ka kohë që ka përfunduar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *