• |
ide | kryesore

Ish-drejtori i Policisë: Lleshaj kishte muaj që lëvizte me dorëheqjen në xhep. S’ka lidhje me vrasjen e Klodian Rashës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 nuk e lidh dorëheqjen e Lleshajt me vrasjen e Klodian Rashës. Prençi thotë se Lleshaj prej muajsh shëtiste në Shqipëri me dorëheqjen në xhep dhe pritej nga sot nesër. Sipas tij kjo vrasje i shërbeu Lleshaj që të ikë, por nuk ishte ai që duhet të mbante përgjegjësi për ngjarjen.

Sipas Prençit, ai që duhet të mbajë përgjegjësi të paktën morale është drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Unë dorëheqjen e Lleshajt s’e shoh të lidhur me ngjarjen. Ai shëtiste në Shqipëri prej muajsh me dorëheqjen në xhep, pritej o sot o nesër. Erdhi momenti dha dorëheqjen, por s’e lidh me ngjarjen. Është drejtues politik i MB, dhe realizon ato pikat, është menaxheri kryesor i saj. Nëse ka përgjegjësi qoftë dhe morale është drejtori i përgjithshëm i Policisë. Lleshaj gjeti rastin për të mbyllur historinë me MB”– tha Prençi.



3 Comments

  1. Paska dale dhe njeri nga cecenet e salihut ne ish policine e mulit per te folur,e sigurove emrin ne liste o premci

  2. I përjashtuari i parë ishte një piktor dhe quhej Rexhep Aliaj.

    “Ka qenë Rexhep Aliaj, një piktor dhe arsyeja e përjashtimit ishte se doli dhe foli në tribunën e mitingut të parë të PD-së me 15 dhjetor pa qenë në protokoll. Berisha i kërkoi llogari dhe Rexhepi iu kthye se “kush je ti që po kërkon llogari. Ti je një komunist i thekur”. Berisha i tha je i përjashtuar nga PD-ja, edhe pse nuk ishte bërë akoma kryetar i saj. Rexhepi i futi një të sharë dhe u largua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *