• |
ide | kryesore

Jorge Mendes ideon shkëmbinin e madhe: Dybala tek Barcelona e Ansu Fati tek Juventus

-Instant, Sport



Një tratativë e vërtetë nuk është ndërtuar ende, vështirësitë janë të mëdha e nyjet për të kaluar të shumta, por nëse konkretizohet do të ishte shkëmbimi më i pabesueshëm i merkatos së ardhshme. Nga Spanja ka nisur të qarkullojnë zërat për një operacion mes Juves e Barcelonës që përfshin Paulo Dybala e Ansu Fati. Joya e klubi bardhezi janë ende larg një akordi për rinovimin, Paratici e pëlqen shumë talentin blaugrana, që për më tepër asistohet nga Jorge Mendes, që është edhe menaxheri i Cristiano Ronaldos. Për më tepër katalanasit janë në krizë ekonomike e shitja e sulmuesit 18 vjecar do të ishte frymëmarrje.

Të dhënat tregojnë se Dybala shkon në skadencë në 2022 e pretendon një kontratë faraonike për të rinovuar, ndërsa Ansu Fati ka një akord që e lidh me blaugrana deri në 2024 e një klauzolë të përbindshme lirimi prej 400 milion euro. Mes dy klubeve, më i interesuari për shkëmbim duket se është Juventusi, që nuk është i prirur për të përmbushur kërkesat e Joya, i cili gjithashtu po përjeton një sezon të trazuar në hijen e Ronaldos dhe Morata. Në moshën 27 vjecare dhe pas gjashtë sezonesh, një ndryshim i ajrit mund të jetë i shëndetshëm për argjentinasin, që mund të rizbulojë smaltin e tij të vjetër përballë një sfide të re.

Edhe adoleshenti spanjoll, autor i një fillimi të shkëlqyeshëm të sezonit, nuk i ka punët mirë, pasi do të duhet të qëndrojë akoma disa muaj pas operacionit të meniskut javët e fundit. Paratici ka një vlerësim të madh për të dhe e provoi goditjen verën e kaluar, kur u ndërtua shkëmbimi Pjanic-Arthur, duke marrë një Jo të thatë.

Barça, megjithatë, është një kantier i vërtetë në prite të emërojë një president të ri në janar pas dorëheqjes së Bartomeu. Pra, në shtëpinë e Blaugrana nuk ka asnjë bashkëbisedues serioz për të biseduar në këtë moment, sepse çdo lëvizje e tregut në verën e 2021 do të varet nga kush do të zgjidhet. Përveç kësaj ekziston edhe nyja Messi, i cila nga janari do të jetë i lirë të kërkojë një klub të ri. E nëse Pleshti vendos për lamtumirën e bujshme, do të ishte një vetëvrasje për drejtuesit e rinj të privohen edhe nga trashëgimtari i argjentinasit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *