• |
ide | kryesore

Vjosa nuk foli si Albini, thjeshtë tha të vërtetën

-Instant, Arkiva, Blog

Vjosa nuk foli si Albini, por foli si është e drejta.


1. Parlamenti i Tiranës duhet të njohë gjenocidin serb në Kosovë. E drejtë pra. Le të dalë dikush të na shpjegojë pse nuk u dashka.


2. Minishengeni nuk i ndihmon Shqipërisë, por Serbisë. Ndërsa Kosovën minishengeni e dëmton sepse i bie të integrohet me Serbinë pa marrë njohje prej saj – plani i kahershëm serb. Kjo është e vërteta. Nuk do shtrihet produkti shqiptar në Serbi, se nuk kemi, po do shtrihet produkti serb te ne, duke shkatërruar prodhuesin vendor. Siç thanë dhe politikanët e Malit të Zi: ne jemi të fokusuar për integrim me Evropën, jo me Beogradin, kështu që falemnderit por nuk vijmë në minishengen.

3. Trau duhet hequr, sepse shqiptarët e Kosovës e duan Shqipërinë, dhe ai tra pengon integrimin mes nesh dhe shton shpenzimet vetëm për ata. Edhe kjo e vërtetë. Nëse duan ta bëjnë rrugën me pagesë, le ta ulin çmimin e të marrin pagesa në distanca të tjera, siç është në vende të tjera, e jo të paguash 10 euro për të ardhur për kafe nga Prizreni në Lezhë.

E drejta dhe e vërteta është një, e kush thotë të vërtetën nuk po kopjon atë tjetrin që thotë po ashtu të vërtetën. Shumëngjyrëshe e të larmishme mund të jenë vetëm thashethemet, hipotezat, supozimet, opinionet, rrenat. Por 2+2 = 4, dhe nuk ka pushtet e media që të mund të imponohet suksesshëm për ta nxjerrë rezultatin 3 apo 5.

Marrë nga Facebook i autorit Arbër Zaimi

3 Comments

  1. O Arber na lodhet me kete gjoja “Presidente”,ku thelbi i vizites se saj ishte heqja e traut te Kastratit (imagjinoni se me cfare meret nje presidente femer e nje shteti) dhe e dyta per ti bere qefin Ilir Mutes dhe Sali krimenelit ,kaq e thjeshte eshte vizita e saj o Arber qe ty mendoja se e ke kuptuar pasi nuk habitem me Cim Peken apo Andi bushatin ,Shkullakun e ca te tjere qe kane interesa te ngushta me Saliun dhe Ilirin.

  2. THA O VLLA THA , PO KUJT JA THA?
    PALLOSHIT NGA NJE VESH I HYNE E NGA BYTHA I DEL .
    AI SHEF VETEM JESHIL , NUK I RRUHET PER VLLAZERI KOMB APO ATDHE , MJAFTON TE VJEDHE SA ANDE E KENDEJ PER HESAP PERSONAL. POR ME SA DUKET DELET JANE TE KENAQURA NE HANGARIN E TYRE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu