• |
ide | kryesore

Kryeministri i Kosovës: S’ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje. Hoti ka shkruar në Facebook se Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

“Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje. Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai.



5 Comments

  1. Kjo është platforma që duhet.Akoma të ndihemi inferiorë tani që po gjykohet dhe udhëheqja e Uçk!!!!Tju tregojmë të tjerëve dinjitetin tonë dhe të qëndrojmë koherent për çështjen e shqiptarisë.Boll e përkëdhelën Serbinë.O tani o më kurrë.

  2. Kuptohet që, Vjosa Osmani, nuk del dot jashtë pacifizmit dhe dritshkurtësisë së LDK-së për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

    Ndaj edhe lidhet me kalin e ngordhur pro sërb, Sali Berisha, duke i zhgënjyer teje mase shqiptarët e Shqipërisë…

    Nëse Serbia neofashiste bëri masakra në Kosovë, krijoi Reçakun, Krushën dhe varre të shumta masive me shqiptarë të masakruar, ato nuk do të ishin bërë pa armët, karburantin dhe ushqimet që ju dha Sali Berisha gjatë kohës që Serbia e bëri këtë gjenocid.

    Ndërsa Lulëzim Basha, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, pasi u formuluan akuza të rreme, në emër dhe për llogari të Serbisë, udhëheqësve të lartë të UÇK, çlirimtarëve dhe ata që i sollën Pavarësinë dhe shtetin e vet Kosovës, tani do të bëjnë “Rezolutën Antigjenocidit të Serbisë…”!

    1. Medemek sipas këtij idiotit këtu, Millosheviçi i paskej bërë llogaritë në ndihmën e qeverisë Berisha për të mbajtur të pushtuar Kosovën.
      Kësij idiotësh nuk e kanë për gjë të thonë se ushtria shqiptare në kohën e Berishës me armët e kohës së Stalinit e ka ndihmuar Serbinë me avionë, tanke e artileri të rëndë për të bombarduar Tropojën, e ndarë mëdysh midis Shqipërisë e Kosovës.
      Rracë e ndyrë sigurimsësh.
      Asnjë lider politik i Shqipërisë nuk ka qenë aq luftarak sa Berisha për pamvarësinë e Kosovës, pasi Tropoja është pjesë e Malësisë së Dukagjinit që ka luftuar e derdhur gjak në disa breza kundër serbëve.
      Është ai palloshi dymetrosh që ishte edukuar që në djep ti quante shqiptarët e Kosovës si “jugosllavë” e që duke qenë kryetar i bashkisë së Tiranës, i dha për mirnjohje Bregoviçit çelsat e kryeqytetit shqiptar, këtij këngëtari që i këndonte “heroizmit” të Millosheviçit në masakrimin e shqiptarëve të Kosovës.
      Po ky pallosh trubosh e antishqiptar, shpalli mik të tij një tjetër sërb antishqiptar të tërbuar, futbollistit Mihajlloviç që luante në Itali pasi kishte shpallur si mik edhe Vuçiçin, ministrin Gëbels të propogandës së Millosheviçit.
      Berisha e ka pranuar publikisht se ka mbyllur sytë për kontrabandën e naftës në Kosovë e në Mal të Zi, sepse embargo e naftës që ju vu Serbisë, dëmtonte më së shumti Kosovën e izoluar tërësisht.
      Nëse Berisha do të kishte ndihmuar Serbinë me naftë , në kohën kur perëndimi i kishte vënë asaj embargon, kujton ti copë mishi me dy sy, se mund të bënte këtë Berisha fshehurazi nga shërbimet e zbulimit perëndimor ?
      Naftën Serbia e merte hapur nga motra e saj e madhe Rusia apo edhe nëpërmjet Greqisë o idiot e nuk do të mbaheshte me naftën që disa kontrabandistë shqiptarë dërgonin në Kosovë.
      I pari politikan që e çoi çështjen e pamvarësisë së Kosovës tek presidenti amerikan Bush, ishte Berisha, e ishte presidenti tjetër amerikan Bushi i ri, i pari president i SHBA që vizitoi Shqipërinë dhe i dha fjalën Berishës që do të shpallte vendimin për njohjen e pamvarësisë së Kosovës, gjë që e bëri sapo u kthye nga vizita..
      Nuk po zgjatem më tej me historinë e ndyrë që përhapi Topi i Kanaleve të ndyra komuniste e që është demaskuar plotësisht, me akuzën për Bashën apo Argitën.

  3. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka lidhje të afërta me biznesmenin që u arrestua nga Policia e Kosovës për fajde, Ismet Osmanin i njohur si Curri. Ai dyshohet se ka qenë lideri i grupit.

    Indoks zbulon edhe lidhjen që e ka Curri me Vjosa Osmanin e LDK-së.

    InDoks edhe më herët kishte raportuar për këtë figurë të botës së biznesit e i dyshuar edhe si mafioz, por në këtë dokumentar do të sjellim një profil krejt tjetër të tij.

    Me krejt lidhjet që i ka me botën e krimit. Me botën e politikës. Spiunazhit ndërkombëtarë. Është një histori e madhe që sillet rreth një grupi të vogël, por të fuqishëm njerëzish”, shkruan Insajder, që në videon e mëposhtme shpjegon lidhjet e Osmanit me një prej personazheve më të dyshimtë në Ballkan.

  4. Mos more burre,,,,e thua pa i mare leje ketij KM tone? Mos se do na prishesh me vellane e madh, mos ore burri dheut se na shkon mundimi kot i minishengenit personal, e se fundemi mos ia prish biografine Rames se ka luftuar qe tu percai, e ndaje edhe kufijt. Po e bere kete ore z HOTI, nuk ke leje per ta kaluar me traun e vendit tone, do quhesh i pa deshiruar, ashtu sic po ia rrotullojne edhe z OSMANI.Ketu shihe biografia, vetem fotoja e xhaxhit Enver u mungon ketyre tani, te tera i kane cuar gjerat ashtu sic ua ka lene ne amanet, Pranda Rama ka vella VUCICIN, e miq disa kosovare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *