• |
ide | kryesore

OBSH: Vaksina do të shkojë në vendet e varfra në gjysmën e parë të vitit 2021

-Instant, Lajme, Planet



Ndërsa disa kombe të pasura tashmë kanë filluar nga vaksinimi COVID-19, vendet e varfra do t’i marrin dozat e tyre vetëm në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, tha dje kreu i OBSH, Tedros Adamos Ghebreyesus.

“Mekanizmi COVAX, i formuar për të mundësuar qasje të barabartë në vaksinat COVID-19 në të gjithë botën, pritet të fillojë dorëzimin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, tha ai, pa përmendur vendet e veçanta.

“Jemi krenar të njoftojmë se COVAX ka siguruar qasje në pothuajse dy miliardë doza të disa kandidatëve premtues të vaksinave,” tha Tedros.

Sipas OBSH, objektet e COVAX po vazhdojnë bisedimet me ndërmarrjet kryesore farmaceutike për t’i regjistruar në program.//ATSH

 



1 Comment

  1. Po keto portalet tona gjejne ca persona KOMPETENTE qe thone se vaksina do vije nga 2024 .
    Ke te besojme ne tani ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *