• |
ide | kryesore

Video/ Ahmataj i bën akoma keq Tiranës: Deden, me 10 lojtarë, e shpëton Batha

-Instant, F1, Sport, Video



Tirana ngjitet në kuotën e 13 pikëve, por nuk shfrytëzon dot rrëzimin e Vllaznisë kryesuese, ndërsa korcarët kanë 6 pikë e pas vetes kanë vetëm Apoloninë. Nuk shkoi si duhet për askënd përplasja me Skënderbeut e Tiranës në Korcë. Ahmataj merr pikën e dytë në 6 ndeshjet e fundit, ndërsa Dede ndalet pas dy fitoreve radhazi. Vendosën takimin golat e Marës dhe Bathës, me bardheblutë që barazuan kur luanin me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Ismailgecit.

Dy raste të shpejta të bardhekuqve që shqetësuan Bekajn me Mensah e Marën, ndërsa miqtë u përgjigjën me Najdovski, që në minutën e 10’ nuk gjeti kuadratin e portës, i shërbyer nga Sasraku. Bardheblutë barazojnë rastet 9 minuta më pas kur Muci provoi reflekset e Dajsinanit, pa arritur ta befasojë. E megjithatë tre minuta nga fundi i pjesës së parë Mara ndëshkoi Bekajn, duke kaluar korcarët në avantazh.

Kryeqytetasit tentuan ta përmbysin rezultatin me Mucin e Sasrakun, por gjërat u komplikuan keq të të 67 kur Ismailgeci goditi Qaqin, pa top, duke parë ti tundet para fytyrës kartoni i kuq nga Meta. Në inferioritet numerik Tirana tregoi karakterin, duke barazuar pas 3 minutash me një gol spektakolar të Bathës, që vazhdon të marrë përsipër skuadrën.



1 Comment

  1. Tirana duhet te gjej trajner. Presidenti ta dergoj djalin e tij te luaj diku tjeter se te Tirana ai vetem e demton ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *