• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi humbja e parë pas 7 javësh, Gega e ka me arbitrat: “Qesh nga halli”

-Instant, Sport, Video



“Po qesh nga halli dhe nuk jam i lumtur. Nuk më takon mua të flas për gjërat dytësore. Shpresoj që të jenë gabime njerëzore”. Është një Skënder Gega i dëshpëruar ai që shfaqet para kamerave pas humbjes 1-0 të Bluve përballë Kastriotit. Krutanët e Ndreut kanë marrë maksimumin në një ndeshje delikate, të vendosur nga goli i Bardhit. Pas 6 rezultatesh pozivite radhazi, kuksianët humbasin, gjë që nuk ndodhte nga java e dytë e kampionatit. “Nuk ishte momenti për të humbur. Shumica e lojtarëve nuk e dinim në çfarë stadiumi do luanim. Nuk mund t’i heqim meritat Kastriotit, pasi me ato që bënë ia dolën. Ne nuk duhet të dorëzoheshim, bëmë të pamundurën, kishim shumë raste dhe nuk ia dolëm” vazhdoi të ankohej Gega.

Ndreu bën një tjetër goditje me Kastriotin e tij të surprizave, që e ngjitet me 13 pikë, në shoqërinë e Tiranës e Teutës. Humbet mundësinë për të kapur kreun Kukësi, që frenohet në 16 pikë, tre distanca larg Vllaznisë gjë që i ka lënë hidhërim në gojë Gegës, që shton: “Secili e gjykon ekipin e tij. Unë flas teknikisht, fusha nuk ishte në favorin tonë. Arbitrat duhet ta menaxhonin mirë, u vonua loja. Besoj do e kalojmë edhe këtë. I tillë është futbolli. Unë po flas se çfarë i takon një trajneri. Unë nuk dua të justifikohem për humbjen, teknikisht kam rezerva për arbitrat, pasi kishte raste që të merrnin vendime të drejta.”, përfundoi Gega.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *